Kompania që rrëmben tre çmime për rrjetet më të mira optike - Business Magazine Albania

Kompania që rrëmben tre çmime për rrjetet më të mira optike

rrjetet më të mira optike

Rrjeti inteligjent Optix nga Huawei vlerësohet me tre çmime ndërkombëtare për novacionin teknik

Platforma globale e njohurive në komunikimet optike Lightwave, organizoi “Lightwave Innovation Reviews 2021”, gjatë të cilit rrjeti inteligjent Optix, që vjen në tregun botëror nga gjiganti Huawei, rrëmbeu tre çmime ndërkombëtare.

Këto çmime vlerësojnë performancën superiore të zgjidhjeve teknologjike dhe krijimtarinë në sistemet FTTX (fiber), në sistemet e transportit optik dhe platformat e ndërlidhjes së qendrës së të dhënave. Po ashtu, këto çmime vlerësojnë edhe ndikimin që këto teknologji transformuese do të kenë në rrjetet optike gigabit.

Zgjidhja e Huawei OptiXstar ONT nxit përshpejtimin inteligjent dhe Wi-Fi 6 për të identifikuar shërbimet inteligjente për shtëpinë të tilla si: mësimi online, eSports, video, transmetimi i drejtpërdrejtë dhe telekomunikimi, duke reduktuar të paktën gjysmën e llojeve të shërbimeve specifike.

Zgjidhja tjetër e Huawei, HomePON përbëhet nga terminale inteligjente të rrjeteve optike, baza dhe fibra optike super elastike, shpërndan fibra në dhomë (FTTR) me shpejtësinë e gigabit. Kjo zgjidhje garanton një eksperiencë të jashtëzakonshme, sinjale të forta dhe zero pamje të ngrira për të gjitha dhomat e shtëpisë.

Aktualisht Huawei OptiXstar ONT dhe HomePON janë përdorur nga operatorët për rreth 10 rajone, përfshirë këtu edhe Paqësorin Aziatik, Lindjen e Mesme, Europën dhe Amerikën Latine.

Lidhur me sistemet e transportit optik, Huawei mori çmimi nëpërmjet zgjidhjes së quajtur OptiXtrans OSN 9800 M12, platformë optiko-elektrike kjo që mbështet spektrin ultra-broadband Super C+L, duke rritur efikasitetin spektral. Shtresa e saj e thjeshtuar optike 5 në 1, kursen hapësirën e dhomës së pajisjeve me 70% dhe ul konsumin e energjisë me 40%. E njëjta pajisje fitoi çmimin e madh në “Japan Interop 2020.”

Lidhur me platformat e ndërlidhjes së qendrës së të dhënave, Huawei OptiXtrans DC908 siguron ndërlidhje të thjeshta dhe inteligjente, të gjitha optike dhe me ultra-broadband për qendrat e të dhënave. Rritja e kapacitetit, integrimi optik dhe ai elektrik kursen më shumë se gjysmën e hapësirës DC dhe efikasiteti rritet me 90%. Një tjetër risi është se zgjidhja identifikon në mënyrë inteligjente disa javë më parë çdo defekt të mundshëm të fibrave, si dhe përcakton nëse fibrat janë në të njëjtin kabllo, duke mundësuar funksionim dhe mirëmbajtje (O&M) të lehtë për inxhinierët e IT.

Ky është një tjetër çmim ndërkombëtar për Huawei OptiXtrans DC908, pas suksesit të tij si fituesi i vetëm i çmimit DCI në “Japan Interop 2020.”

Me çmimet Lightwave u vlerësua gjithashtu Huawei OXC, sistemi i parë i këtij lloji në industri, më performancë të lartë transmetimi 600G dhe rrjet optik inteligjent NCE, duke ngulitur pozicionin e Huawei si një udhëheqës i komunikimeve optike.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0