Stereotipet mbi punësimin sezonal veror në Shqipëri - Business Magazine Albania

Stereotipet mbi punësimin sezonal veror në Shqipëri

Asjola Andrea, kontributore. 

“Ky artikull ka për qëllim ndërgjegjësimin dhe reflektimin nga ana e të rinjve që kërkojnë punë sezonale, ta shikojnë me më shumë seriozitet çështjen e punësimit dhe të fokusohen të kryejnë punën me profesionalizëm se secili paguhet në bazë të meritës”.

Që prej një muaji, bizneset (hotelet/restorantet) në bregdet kanë filluar të interesohen për plotësimin e stafit të tyre. Kërkesat janë të shumta dhe shumë sipërmarrës shprehen se është e vështirë për të gjetur të rinj që të kenë eksperiencë, të kenë dëshirë për të punuar dhe të jenë proaktivë. Duket e thjeshtë, por nuk është e lehtë as për agjensitë e punësimit të gjejnë punonjës, le të themi “të kompletuar”.

Lexo: Mbërrin në Shqipëri turbina e parë e erës

Kërkesat nga ana e bizneseve kanë qenë më shumë për ndihmës kuzhinierë dhe kamarierë, siç shprehet “Almarstaff”, një agjensi punësimi e fokusuar në punësimin sezonal në bregdetin shqiptar.

Një fenomen në rritje është interesi për të punësuar vajza si në kuzhinë dhe në shërbim, por të pakta janë ato që duan të punojnë në sezon, pasi vënë në diskutim kushtet e fjetjes, nëse do jenë dhe vajza të tjera, etj. Pra, ekziston një lloj frike, një pasiguri, se çfarë mund të ndodhë apo çfarë do thonë të tjerët.

Një figurë që po kërkohet shumë është “Hostess” apo mikpritëse e përshtatur në shqip, pranë restoranteve. Në rininë shqiptare kur flitet për hostess, mendohet negativisht, sa që vajza nuk shihet me sy të mirë. Kur flasim për hostess në restorant, bëhet fjalë që ajo të komunikojë me klientët, t’i ftojë brenda në restorant dhe t’i akomodojë në tavolinë. Një punë e bukur dhe fitimprurëse, pasi paguhet me përqindje, e cila është e lartë dhe të motivon të punosh më shumë.

Pagesa me përqindje shfaq një tjetër problem te të rinjtë, pasi ndihen të pasigurtë dhe bazohen vetëm te paga bazë. Nëse nuk ofrohet kjo, mendojnë se nuk do fitojnë asgjë dhe nuk pranojnë të punojnë kur paga është e ulët. Kjo vlen dhe për figurën e picajolit apo edhe kamarierit. Të rinjtë nuk e dinë që kjo formulë page është më e mira sepse të ardhurat tejkalojnë 100.000 lekë në muaj. Të rinjtë nuk kanë eksperiencë dhe nuk janë të mirëinformuar.

Një trend që vihet re te kursantët që studiojnë pranë instituteve kulinare apo ata që sapo kanë përfunduar kursin, mendojnë se me mbarimin e kursit një apo dy vjeçar janë gati të punësohen si shef kuzhine apo kuzhinierë dhe nëse punësohen si ndihmës kuzhinierë pretendojnë paga mbi 50.000 lekë në muaj dhe kur futen në kuzhinë dinë të bëjnë shumë pak. Ka dhe nga ata që nuk duan të pastrojnë, kur dihet që një nga proceset në kuzhinë është dhe mbajtja pastër e saj. Si ndihmës kuzhinier pagat fillojnë nga 30.000 e lart për fillestarët dhe sa më shumë të dish e të punosh aq më shumë paguhesh. Bizneset sot “qahen” se personat që duan të punojnë kanë pak eksperiencë dhe duan të paguhen si profesionistë.

Lexo: Takim me Gani Mehmetaj, fitues i çmimit “Kadare” 2021

Problemi i fundit, por jo më pak i rëndësishëm, që hasin rekrutuesit është korrektësia dhe komunikimi nga ana e të rinjve që aplikojnë për punë. Siç shprehet dhe agjensia “Almarstaff”, disa nuk të përgjigjen më në telefon, disa të thonë në moment të fundit që kanë gjetur një punë tjetër, disa nuk njohin etikë komunikimi, etj. Nuk duhet të mohojmë që ka edhe të rinj që janë të sjellshëm dhe me vullnet për të punuar dhe shpresojmë që të gjithë të përmirësohen në këtë drejtim.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0