Si pjesë e angazhimit të saj për të patur zero emetime të karbonit deri në vitin 2040, Amazon njoftoi projekte të reja të energjisë së rinovueshme dhe të pastër në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë dhe Suedi.
Kompania Amazon e manjatit Jeff Bezos konfirmoi në një deklaratë se sapo ka investuar në nëntë projekte të reja të energjisë së pastër. Kjo e çon totalin në 206 projekte të lidhura me energjinë e pastër, duke e bërë kompaninë tregtare online blerësin më të madh të energjisë së rinovueshme në botë.
Projektet e reja të energjisë së rinovueshme përfshijnë:
Projekti i parë diellor i kombinuar me ruajtjen e energjisë në Kaliforni. Projekti do të gjenerojë 100 megavat (MW) të energjisë diellore, të mjaftueshme për të furnizuar më shumë se 28,000 shtëpi për një vit dhe përfshin 70 MW të ruajtjes së energjisë.
Lexo: Teknologjia cloud po transformon shërbimet publike
Projekti i parë i rinovueshëm në Alberta, Kanada. Është një projekt diellor 80 MW, i cili pasi të përfundojë, do të prodhojë më shumë se 195,000 megavat në orë (MWh) energji të rinovueshme, për të furnizuar më shumë se 18,000 shtëpi për një vit.
Një fermë me erë 350 MW në brigjet e Skocisë në Mbretërinë e Bashkuar. Do të jetë projekti më i madh i energjisë së rinovueshme të korporatave në atë vend.
Projekte të tjera në Shtetet e Bashkuara përfshijnë një termocentral ere në Oklahoma dhe parqe diellore në tre qarqe të Ohio.
Amazon njoftoi gjithashtu investime të përqendruara në prodhimin e energjisë së pastër në Suedi dhe Spanjë. Projekte të reja diellore do të ndërtohen edhe në provincat e Extremadura dhe Andaluzisë.
Të gjitha këto projekte i japin Amazon një rekord të përgjithshëm prej 8.5 gigavat të kapacitetit të rinovueshëm globalisht, duke e bërë atë blerësin kryesor të energjisë së rinovueshme në planet.
“Amazon vazhdon të rrisë investimet e saj në energjinë e rinovueshme si pjesë e përpjekjes së saj për të përmbushur ‘Betimin e Klimës”, angazhimin tonë për të patur zero emetime të karbonit deri në vitin 2040″,- tha Bezos në një deklaratë.
“Me këto nëntë projekte të reja të erës dhe diellit, ne kemi shpallur 206 projekte të ripërtëritshme të erës dhe diellit në të gjithë botën dhe tani jemi blerësi më i madh i korporatave të energjisë së rinovueshme në Evropë dhe globalisht. Shumë pjesë të biznesit tonë përdorin tashmë energji të rinovueshme dhe ne shpresojmë që të fuqizojmë të gjithë Amazon me energji të rinovueshme deri në vitin 2025, pesë vjet para qëllimit tonë origjinal të 2030″,- shtoi ai.
Amazon dhe Global Optimism bashkë-themeluan ‘The Climate Pledge’ në 2019, një iniciativë për të arritur qëllimet e vendosura nga Marrëveshja e Parisit 10 vjet më herët dhe për të përdorur zero karbon deri në 2040. The Pledge tani ka 53 nënshkrues, duke përfshirë IBM, Unilever, Verizon, Siemens, Microsoft dhe Best Buy.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.