Si pritet të jetë "Bota Inteligjente" në 2030   - Business Magazine Albania

Si pritet të jetë “Bota Inteligjente” në 2030  

Bota Inteligjente

-Sfidat teknologjike dhe drejtimet ku do të fokusohet kërkimi, sipas Huawei-

Huawei ka mbyllur Samitin Botëror të 18-të të Analistëve të mbajtur për tre ditë radhazi, ku morën pjesë më shumë se 400 të ftuar, përfshirë analistë financiarë, opinionistë dhe përfaqësues të medias. Samiti u mbajt edhe virtualisht, për të krijuar mundësi për një pjesëmarrje nga e gjithë bota.

Drejtuesi i Bordit të Institutit të Strategjisë së Kërkimit në Huawei, William Xu ndau me të pranishmit vizionin e kompanisë për një “Botën Inteligjente” të vitit 2030.
Çelësi i këtij vizioni është bashkëpunimi më i mirë mes industrive, akademive dhe institucioneve të kërkimit për një qasje më të hapur, gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunuese ndaj risive që çliron potencialin e plotë të krijimtarisë njerëzore për të adresuar sfidat me të cilat përballemi të gjithë.

“Energjia me karbon të ulët, elektrifikimi më i gjerë i industrive dhe inteligjenca janë rruga drejt qëndrueshmërisë. Deri në vitin 2030 më shumë se 50% e gjithë energjisë do të vijë nga burime që janë të rinovueshme, më shumë se 50% e makinave që do të shiten do të jenë elektrike dhe më shumë se 18% e shtëpive do të jenë të pajisura me robotë inteligjentë. Duke fuqizuar një dimension më të gjerë të industrive, teknologjia TIK ka potencialin që të ulë ementimet globale të karbonit me 20% gjatë dekadës së ardhshme”, tha Xu gjatë fjalës së tij.

Ai vijoi më tej duke thënë se: “Në vitin 2030 do të ketë miliarda lidhje në të gjithë botën. Shpejtësitë e brezit të gjerë prej 10 Gbps do të jenë në dispozicion për çdo përdorues. Ne do të shohim një rritje 100 herë më shumë në fuqinë informatike dhe kapacitetin e ruajtjes së të dhënave. Teknologjitë që fuqizojnë brezin, transmetimin, përpunimin dhe përdorimin e informacionit dhe energjisë do të duhet të zgjerohen.”

Xu nuk la pa nënvizuar nëntë sfidat teknologjike dhe drejtimet në të cilat zhvillohen kërkimet që do të ndihmojnë në realizimin e vizionit të Huawei, të cilat janë:

  • Konstruktimi i 5.5G për të mbështetur miliarda lidhje të ndryshme.
  • Optika Nanoscale për një rritje të shpejtë të kapacitetit të fibrave.
  • Përmirësimi i protokolleve të rrjetit për të lidhur të gjitha gjërat.
  • Fuqi kompjuterike e përparuar dhe mjaft e fortë për botën inteligjente.
  • Nxjerrja e njohurive nga të dhënat masive për zhvillimin e inteligjencës artificiale në industri.
  • Të shkuarit përtej arkitekturës së Von Neumann për sisteme që ruajnë të dhënat. 100 herë më shumë.
  • Kombinimi i llogaritjes për arritjen e përvojës super-reale.
  • Mundësimi i vetë-monitorimit të vazhdueshëm për menaxhimin më proaktiv të shëndetit.
  • Një internet inteligjent i energjisë për prodhimin, ruajtjen dhe konsumin e energjisë elektrike të gjelbër.

“Këto janë nëntë sfidat teknologjike dhe drejtimet në të cilat do të fokusohen kërkimet e mëtejshme që ne besojmë se janë thelbësore bazuar në përvojën tonë në industrinë e TIK. Ato gjithashtu përfaqësojnë atë që ne besojmë se është e nevojshme për të arritur një botë inteligjente në 2030: Lidhje e fortë, informatikë më e shpejtë dhe energji më e gjelbër.”

Konferenca e parë Globale e Analistëve u mbajt në vitin 2004, dhe që prej asaj kohe është zhvilluar çdo vit. Samiti i këtij viti me temë “Për një botë inteligjente dhe plotësisht të lidhur”, u zhvillua nga data 12 prill deri më 14 prill në seanca të ndryshme, ku ekspertë të industrisë nga e gjithë bota ndanë prespektivat e tyre unike dhe diskutuan trendet për të ardhmen.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0