Dëshiron të bësh një ndikim në biznes? Mos ki frikë të sfidosh veten - Business Magazine Albania

Dëshiron të bësh një ndikim në biznes? Mos ki frikë të sfidosh veten

ndikim në biznes

Nga  Boe Hartman,  CIO i GS Bank

Përktheu Gjyljana Bakalli

Në pikat kyçe në karrierën time kam marrë punë që dukeshin të rrezikshme dhe të frikshme, por në fakt, ishin mundësi të mëdha.

Unë jam drejtuar drejt vendeve të punës ku mund të shoh ndikimin e ardhshëm që ata do të kishin. Kam shkuar pas vendeve të punës që mund të shihja se krijonin vlerë, në vend që të ndiqja një objekt të ndritshëm me shkëlqim. Kam kërkuar mundësi që mund të ndryshojnë një kompani dhe potencialisht një industri. Në fillim e frikshme, por kanë qenë zgjedhje të mira në fund.

Këto punë ishin të gjitha në bankë – së pari me Capital One, tjetër Barclays, dhe tani si CIO e GS Bank, e cila përfshin Marcus nga Goldman Sachs.

Secila më dha mundësinë për të zhvilluar hapësira të reja, për të përdorur teknologjinë dhe për të zgjidhur probleme të mëdha. Gjithashtu, edhe pse nuk po shpëton jetë, bankat i ndihmojnë njerëzit të blejnë një shtëpi, të fillojnë një biznes të ri ose të dërgojnë një fëmijë në kolegj, duke përmirësuar jetën në mënyra të panumërta.

Nëse keni menduar të nisni këtë rrugëtim me një startup, por nuk jeni të sigurt nëse është e përshtatshme për ju, bëjini vetes këto pyetje:

  • A jeni kurioz?
  • A jeni vazhdimisht duke u përpjekur të kuptoni se si ta përdorni teknologjinë në të mirën tuaj?
  • A po përpiqesh të bësh diçka ndryshe?

Ne mund të mësojmë aftësitë. Ajo që po kërkojmë është qëndrimi i duhur. Nëse i jeni përgjigjur po kësaj pyetjeje, le të shkojmë pak më thellë.

Lexo: Arsyet përse biznesi duhet të promovojë praktikat e punës, sidomos ato të paguarat

  • Sa e thellë është dëshira tuaj?
  • A jeni shtyrë të ndryshoni një industri?
  • A zgjoheni në mëngjes dhe i thoni vetes, “Sot unë do të ndryshoj jetën e dikujt”?

Nëse dëshira juaj ju vë në kërkim të punës, këtu janë disa këshilla për t’ju ndihmuar të dalloheni kur intervistoni në Fintech ose sektorin bankar në përgjithësi:

Dije se cila është superfuqia jote dhe ji i sinqert në lidhje me të. Mos u përpiq të prodhosh një personazh, sepse je duke u përpjekur të përshtasësh një paramendim në lidhje me bankat. Zotëro kush je dhe çfarë je.

  • Tregoni se i keni lëvizur këmbët. Anëtarësohuni në grupet e duhura të industrisë. Gjeni mënyra për të pirë kafe me njerëzit e duhur. Nëse keni hyrë tashmë, kjo do të thotë që do të hidheni bashkë me ne.
  • Tregoni se jeni të shqetësuar, sepse e dini që industria jonë po kalon ndryshime të mëdha. Demonstroni se nuk jeni të patrembur, por keni më pak frikë, e cila ju lejon të zgjidhni problemet reale. Ju dëshironi të bëni një ndryshim dhe keni zgjedhur bankën për ta bërë atë.
  • Mos i ndiqni me një email. Më dërgoni një shënim të shkruar me dorë. Diçka që është një falënderim i mirëfilltë dhe jo një protokoll. Kjo është një preferencë e imja personale dhe e fortë, megjithëse të gjithë mund të mos e ndajnë atë.

Shumë prej profesionistëve të rinj të teknologjisë që intervistoj i shohin shërbimet financiare në bardh e zi. Ata ndajnë bankat nga Fintech – bankat janë të palëvizshme dhe të mërzitshme, Fintech është i ftohtë.

Në fakt, është një marrëdhënie simbiozë. Bankat kanë nevojë për R&D dhe mendimin përçarës të Fintech, por vetëm Fintech nuk mund të sigurojë asete unike dhe të fuqishme bankare – përvojën, shkallën dhe aftësinë për të ndikuar në miliona jetë çdo ditë.

Shumë industri sjellin idenë për ta bërë botën një vend më të mirë, por shumë pak prej tyre ndihmojnë njerëzit e vërtetë me sfidat e jetës reale. Bankat sot po bëhen më të mira, më të arritshme dhe më të përgjegjshme se kurrë.

Ne jemi duke investuar shumë në teknologji dhe në njerëzit që mund ta bëjnë teknologjinë të përkulet në mënyra dhe forma të reja.

Në fund të ditës, gjithmonë sigurohuni që po kërkoni një problem që ia vlen të zgjidhet dhe më e rëndësishmja, mos kini frikë të sfidoni veten. Puna “e frikshme” është rreziku që ia vlen të ndërmerret.

Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0