Ai ndryshoi stilin e tij të reagimit dhe të ardhurat e kompanisë së tij u rritën pothuajse 1,500 përqind - Business Magazine Albania

Ai ndryshoi stilin e tij të reagimit dhe të ardhurat e kompanisë së tij u rritën pothuajse 1,500 përqind

U desh një krizë për themeluesin dhe CEO-n e Numerated, Dan O’Malley për të kuptuar që sjellja e tij po dëmtonte rritjen e kompanisë së tij. Do të preferonit të frikësonit njerëz apo t’ju duan? Për tre vjet, Dan O’Malley zgjodhi këtë të fundit dhe çdo ditë ai dështoi para punonjësve të tij edhe më shumë.

Themeluesi dhe CEO i Numerated u ndesh me këtë epifani rastësisht: Startup-i katër-vjeçar me seli në Boston, i cili ndihmon bankat dhe unionet e kreditit të automatizojnë proceset e tyre, hyri në krizë në Mars 2020, kur Administrata e Biznesit të Vogël filloi Programin e Mbrojtjes  Paycheck. Rezulton se, kur i gjithë ekipi juaj prej 55 personash punon 20 orë në ditë, për ditë të tëra (për të ndihmuar bankat të përpunojnë rreth 250 milionë dollarë kredi të falshme për bizneset e vogla në orë), ju nuk keni kohë të masni fjalët. 

Lexo: 11 këshilla menaxhimi për profesionistë të pavarur

Ky ishte edhe ingredienti sekret: “Nuk kisha kohë të shqetësohesha se si njerëzit do t’i merrnin reagimet. Unë thjesht duhej t’i jepja ato”,- thotë O’Malley. Por, ndershmëria mund të jetë e paqëndrueshme dhe mund të shkaktojë reagime mbrojtëse, kështu që ai shtoi një truk personal. Ai do fillonte çdo koment me një paralajmërim të shkurtër: “Kjo ndoshta do të duket e ashpër, por nuk po e them në mënyrë dashakeqe”. Dhe pasi detajonte saktësisht se cili ishte problemi, ai pyeste: Si mund të të ndihmoj? Çfarë ju duhet për ta rregulluar këtë problem?

“Nuk ishte një vendim i bërë me vetëdije. Nuk u duk si një ndryshim në atë kohë”,- thotë O’Malley. Por punonjësit e Numerated e vunë re tonin e ri menjëherë. 

-“Sinqerisht, më frikësoi. 100 për qind më frikësoi.”,- thotë Marianela Vazquez, SVP e shërbimeve profesionale të kompanisë. Vazquez kujton një bisedë që ajo bëri me O’Malley menjëherë pasi u punësua në 2018: “Pra, Marianela”,- i tha ai, “ne kemi këtë problem me këtë bankë. Unë kam nevojë që ti ta zgjidhësh. Kam dëgjuar se ata janë me të vërtetë të mërzitur. Kanë disa shqetësime në lidhje me performancën në platformë. Por unë besoj se ti do ta zgjidhësh shumë thjeshtë”.

“Ai kurrë nuk arrinte te thelbi i problemeve”,- thotë Vazquez. Por sapo goditi Covid-i, O’Malley krijoi një qasje më praktike, duke e stërvitur atë përmes bisedave, shpesh duke e inkurajuar atë të përdorte telefonin në vend që të dërgonte email-e të paqarta ose mesazhe në Slack. Performanca e ekipit të saj u përmirësua shpejt dhe Vazquez e gjeti veten duke dhënë të njëjtin lloj reagimi në raportet e saj direkte.

Lexo: Shitjet e automjeteve elektrike të Tesla-s i arritën pritshmëritë, por ritmi i rritjes po ngadalësohet

Cheryl Kardos, SVP e marketingut, luftoi me sindromën e mashtrimit: Ajo kishte pak përvojë në industrinë e financave dhe nuk ndihej e kualifikuar për të biseduar me profesionistë në banka çdo ditë. Por kur PPP(Programi i Mbrojtjes Paycheck) nisi, ishte detyra e saj të reklamonte sistemet e përpunimit të huasë të Numerated, kështu që O’Malley filloi ta shtynte Kardos të fliste me klientët më rregullisht, për të kuptuar të paktën më mirë punën e tyre të brendshme. “Gjëja më e madhe me të cilën ne luftuam si kompani, para PPP, ishte që nuk bëmë sa duhet duke dëgjuar klientët.”,- thotë Kardos. “Tani, ne po bëjmë biseda çdo ditë me ta“.

Periudha e krizës së Numerated ka mbaruar, por stili i ri i O’Malley do të qëndrojë: Eliminimi i pasivitetit (duke ruajtur humanizmin) ka bërë që udhëheqësit, punonjësit dhe madje edhe klientët e startup-it të komunikojnë në mënyrë të konsiderueshme në mënyrë dhe më efikase me njëri-tjetrin. Dhe të ardhurat vjetore të kompanisë u rritën në 28 milionë dollarë në 2020, nga afërsisht 1.8 milionë dollarë në 2019. 

-“Bëhuni transparent”,- këshillon O’Malley. “Kur gjërat ndodhin, ju duhet të flisni për to dhe thjesht t’u tregoni njerëzve se si po i mendoni, si udhëheqës. Ju nuk duhet të keni të drejtë gjithmonë”.

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0