Burim i koronavirusit me shumë mundësi janë kafshët të cilat ia kaluan virusin njeriut. Këtë qëndrim ka vendosur të paraqesë në raportin hetim misioni i përbashkët i OBSH-së dhe Kinës, hidhet thuajse tërësisht hipoteza e rrjedhjes së virusit nga laboratori i virologjisë i Wuhan-it.
Raporti i siguruar nga agjencia “Associated Press” lë ende shumë pyetje pa përgjigje, ndërkohë ekspertët sugjerojnë vijimin e hetimeve në çdo drejtim, përveç hipotezës së rrjedhjes së virusit nga laboratori. Publikimi i raportit është shtyrë, çka sipas ekspertëve ngre dyshime se pala kineze është përpjekur të ndikojë gjetjet dhe të largojë çdo përgjegjësi për keqmenaxhimin e fazës fillestare. Një zyrtar i OBSH-së tha se raporti do të publikohet brenda disa ditësh.
Në këtë fazë është ende e paqartë nëse raporti do të ndryshojë sërish nga varianti i parë nga agjencia e lajmeve AP. Një diplomat që foli nga Gjeneva në kushte anonimati tha se dokumenti nuk mund të shpërndahet para publikimit. Ekspertët e OBSH-së kanë listuar disa skenarë të mundshëm të origjinë së virusit SARS-CoV-2.
Në krye të listës qëndron hipoteza e kalimit të virusit nga lakuriqët e natës tek njeriu nëpërmjet një kafshe të dytë. Skenari tjetër është ai i kalimit direkt nga lakuriqët e natës tek njeriu dhe skenari i tretë dhe më pak i mundshëm është ai i përhapjes nëpërmjet ushqimeve të ngrira.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.