Kur duam, ne dimë dhe ia dalim  - Business Magazine Albania

Kur duam, ne dimë dhe ia dalim 

ia dalim

Erblina Idrizi, kontributor

Niveli i besimit nga bizneset e huaja në tërë zinxhirin e institucioneve (qeveria qendrore, komuna, administrata tatimore, gjykatat, furnizuesit) luan rol të rëndësishëm në vendimmarrjen e bizneseve të huaja për të investuar dhe zgjeruar (ri-investuar) kapitalin e tyre në Kosovë nga njëra anë, dhe tërheqjen e investimeve të huaja, nga ana tjetër.

Komuniteti i investitorëve dhe përfaqësuesve të kompanive vendore raportojnë disa probleme që përbëjnë pengesë në tërheqjen e kapitalit të huaj, si; pengesat fiskale; sistemi gjyqësor, pengesat administrative, problemet me pronën etj. Mbase institucionet shtetërore dhe bizneset aktuale angazhohen në përmirësimin e klimës së biznesbërjes përmes forcimit të kuadrove të avancuara të punës. Por, ka diçka të injektuar mbi imazhin tonë që i dekurajon investimet e huaja.

Janë pikërisht këto probleme që djegin urën e bashkëpunimeve ose thënë, ua prejnë këmbët dëshirës së diasporës për t’u kthyer dhe kontribuar në vendlindje.

Ama sot, ju sjell një histori për ata që thonë “guri i rëndë peshon në vend të vet”.

A ka këmbë guri vallë? Në mos këmbë, ka zemër.

Kështu zemra e gurit merr një rrugë për të peshuar atje nga vjen. E këtu nis historia e Imbus Pejës, Florim Kelmendit e 20 të rinjve pejan.

Imbus AG, e njohur ndërkombëtarisht për sigurimin e cilësisë të softuerëve prej 28 vitesh, ka mbartur në vete një margaritar me prejardhje pejane. Kompania, e cila funksiononte në dhjetë vende shpërndarë në botë, vendos të hapë të njëmbëdhjetën në Pejë.

Ky vendim u akordua nga palët gjermane vetëm pasi ato u bindën nga ajo çfarë u demonstroi pejani Florim Kelmendi. Kosova zotëron çdo burim për funksionalizimin e projekteve dhe kapacitetet absorbuese për dijen që duhet nxënë.

Objektivi për hapjen e selisë imbus Peja u realizua në Korrik të 2016-ës. Tashmë Kosovës iu shtua edhe një biznes që do të punësojë inxhinierë të rinj, të cilët do të angazhohen në projekte ndërkombëtare.

Lexo: Si mund të përfitojnë sipërmarrësit nga meditimi i ndërgjegjshëm

Emrat e mëdhenj si; Lufthansa, DIEHL, Deutsche Bank, Continental, TestBench etj. ishin projektet e para që Gjermania u besoi ekipeve të Pejës.

Të bëjmë një rikapitulim të historisë me aq sa lexuam. Deri tani njohëm investorët dhe sipërmarrësin që këmbënguli për dashurinë ndaj mëmëdheut. Kuptuam edhe për potencialin e të rinjve të kualifikuar për të ofruar shërbime profesionale.

Një gjë e rëndësishme dhe gati e rrezikshme për shoqërinë ngeli pa u përmendur. Faktori i shumë historive të suksesit, vetë rinia dhe dukuria “migrim”!

Si shoqëri po përballemi me ikje masive të të rinjve nga shtetet shqiptare. Një dukuri si kjo ka lindur si pasojë e keqmenaxhimit të shtetit e që fatkeqësisht do rezultojë me impakt negativ për një periudhë të gjatë. Do të thoni ju, çfarë e shtyn një shqiptar, të lërë çdo gjë prapa në një shtet aq të zhvilluar e të kthehet këtu? Përgjigjia fshihet në pyetje. Fjala “zhvillim”.  Të kuptojmë një herë e mirë, jo çdo mision ka qëllimet e mira, ama çdo qëllim i mirë duhet patjetër të këtë një mision. T’i tregosh botës për popullin tënd përmes një biznesi të suksesshëm, do të thotë t’i tregosh popullit tënd botën.

Ky është realiteti që Imbus Peja ua ka mundësuar punonjësve ta përjetojnë; Trajnimi dhe praktika e punës në perëndim. Ky njihet si hapi i parë i sipërmarrësit Kelmendi që e arsyeton shkëlqyeshëm përgjigjen “zhvillim”. Përveçse ndërtoi një shtëpi pune, ai i forcoi profesionalisht duke u dhënë edhe krahë edhe rrënjë kolegëve. Në sensin Aristotelian, këtu fshihet urtësia në konsistencë.

Bindjet se “çdokund është më mirë se këtu” janë të gabuara, sipas atyre që thonë “guri i rëndë peshon në vend të vet”. Imbus Peja për këto pak vite është zhvilluar me ritme të shpejta dhe të qëndrueshme. Duke praktikuar një model gjerman pune, ekipi i trajnuar arrin të implementojë me sukses çdo projekt ndërkombëtar.

Nuk përjashtojmë pjesën e sfidave dhe rreziqeve. Ato janë po aq të dukshme sa dëshira për të investuar në biznes. Çdo emër i madh që ka pasur impakt në këto 20 vitet e fundit, nuk ka qenë skeptik për humbjet, kanë qenë të sigurt për to!

Siç i rashë ujëvarë tregimit nga fillimi, në fund dua të përmend vizionin e themeluesit të imbus Peja. Zakonisht një të tillë e lexojmë në rreshtin e parë të çdo profil kompanie. E lashë afër fundit, ngaqë është afër realizimit.

Teknologjia nuk njeh kufij kur bëhet fjalë për inovacionin. Florim Kelmendi nuk njeh kufij kur bëhet fjalë për të bashkuar shqiptarët në punë. Kur themi për të bashkuar shqiptarët, rreh zemra për Shqipërinë. Imbus Peja nuk është destinacioni, është fillimi. O sot o kurrë, nuk ka qenë më lehtë shkëmbimi i shkathtësive për të mira materiale. Ndaj, hulumtimi i tregut në fushën e TIK-ut ka avancuar deri në ideimin e urës dixhitiale Pejë-Tiranë.

Nëse ndonjëherë bëni turizëm në rajonin e Dukagjinit, të ndaleni rrugës për Karagaç në Pejë. Këtu do të shihni një ndërtesë krenare me ngjyrë të gjelbër. Brenda keni për të takuar inxhinierë të rinj që mund t’ju tregojnë për inovacionet e fundit të teknologjisë dhe sigurisë kibernetike. Dhe kur themi “t’ju tregojnë”, mos u brengosni për gjuhën, janë poliglot të zotë.

Për hulumtuesit e historive të suksesit, lehtë motivoheni nga vajzat dhe djemtë në Imbus Peja.

https://www.facebook.com/imbuspeja

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0