Si të komunikojmë për të rritur produktivitetin? - Business Magazine Albania

Si të komunikojmë për të rritur produktivitetin?

komunikojmë

Shkruar nga Mireda Thana, Kontributor

Të dëgjuarit si një komponent thelbësor i komunikimit efektiv.

Prej kohësh perceptimi i përgjithshëm ka qenë se njerëzit që zotërojnë artin e komunikimit janë elokuent dhe kanë aftësinë t’i japin zë mendimit të tyre nëpërmjet argumentave bindës.

Ky perceptim është pjesërisht i vërtetë pasi komunikimi është ndërveprim, dhe si i tillë, duhet të përfshijë dhënien ashtu si edhe marrjen e informacionit.

Por, kush është komponenti thelbësor që diferencon njerëzit që janë të shkëlqyer në komunikim?

1-Të Dëgjuarit

Kur trajtohet tema e komunikimit, të dëgjuarit shpesh nënvlerësohet por në fakt është thelbi i një komunikimi të mirë. Të dëgjuarit është një aftësi dhe ajo mund të zotërohet nga kushdo.

“ Ka një arsye pse kemi një gojë dhe dy veshë, kjo është sepse të dëgjuarit ka më shumë vlerë sesa të folurit “doesn`t occur only id more like a No?

Kur ti fokusohesh vetëm tek fjalët që po thuhen je duke marrë informacion të pjesshëm, ndërkohë kur përpiqesh të kuptosh përtej fjalëve, gjuhën e trupit, energjinë që po përçohet, intonacionin e zërit dhe karakteristika të mjedisit që të rrethon ti je duke dëgjuar në një nivel më të thellë dhe duke evidentuar informacione që shkojnë përtej fjalëve.

Më poshtë mund të gjeni disa këshilla se si të zotëroni artin e komunikimit duke u bërë dëgjues më të mirë:

  • Të dëgjosh ka të bëjë me të tjerët, jo me ty

Kur ti po dëgjon dikë në një bashkëbisedim është normale që të biesh në kurthin e “dëgjimit të brendshëm”.

Dëgjimi i brendshëm ndodh kur ju po dëgjoni mendimin tuaj në lidhje me atë çka personi tjetër po thotë në vend se të përqendroheni të kuptoni argumentat e tij me një mendje të hapur. Nëse e gjeni veten duke menduar për një situatë të ngjashme që ju ka ndodhur ju personalisht ose duke e ndarë eksperiencën tuaj të ngjashme me personin tjetër, sigurohuni që të riktheheni tek të dëgjuarit me një mendje të hapur, pa bërë krahasime dhe pa ndarë opinionin tuaj. Nëse keni nevojë për më shumë informacion për të kuptuar më mirë dhe për të hyrë më thellë në temë, atëherë bëni pyetje të hapura. Pyetjet e hapura janë pyetje, të cilat ftojnë për reflektim dhe nuk pranojnë përgjigje të shkurtra të tipit po ose jo. Disa pyetje të hapura janë:

  • Çfarë tjetër mund të më thuash në lidhje me këtë çeshtje?
  • Çfarë e bën të rëndësishme këtë për ty?
  • Çfarë duhet të ndryshojë?
  • Si mund të krijosh përmirësimin?
  • Komunikimi jo-verbal

Sipas studimeve deri në 50% e komunikimit është jo-verbal. Ne komunikojmë edhe kur nuk flasim, kujtoni shprehjen: Mungesa e përgjigjes është një përgjigje në vetvete.

Detajet janë burimi kryesor i informacionit kur kemi të bëjmë me komunikim jo-verbal. Fokusohuni tek xhestet, mimikat, frymëmarrja, aksesorët që përdoren dhe mënyra se si personi e mban trupin.

Ju mund të merrni informacione të jashtëzakonshme vetëm duke vëzhguar këto detaje. Ju mund të kuptoni nëse dikush po kalon një ditë të mirë apo të keqe, qoftë edhe nga mënyra se si ky person është veshur ose nga shprehia e fytyrës: A është duke qeshur në mënyrë spontate apo të sforcuar? A po percepton vërtetësi apo mirësjellje formale? Duke u bazuar tek informacionet që ti merr nga ky nivel i të dëgjuarit ti mund të krijosh një ndërveprim të përmirësuar duke përdorur përqasjen që do t’u shërbente më së miri të dyja palëve.

3-Përmbledhja‍

“Çfarë po thua?” dhe “Çfarë do të thuash?”

Kur ti po dëgjon sigurohu që ajo çka po kupton është e saktë duke përmbledhur në pak fjalë mënyrën se si ti e ke kuptuar temën për të cilën personi tjetër po diskuton. Kur ti e artikulon atë çka po kupton, i jep personit tjetër mundësinë të konfirmojë ose të korrigjojë argumentat e vet.

Kur njerëzit ndihen të kuptuar, komunikimi shndërrohet në lidhje (“connection”) dhe ky është një hap i jashtëzakonshëm në krijimin e marrëdhënieve më të mira në funksion të gjetjes së zgjidhjeve edhe në momentet më sfiduese.

Lexo: 5 trende në marrëdhëniet me publikun që do të ndikojnë në suksesin e markës suaj në 2021

Në këtë kohë të vështirë që po përjetojmë ne kemi nevojë për t’u ndier të kuptuar më shumë se kurrë dhe mënyra më e mirë për të krijuar një impakt pozitiv në marrëdhëniet tona është duke mbajtur një mendje të hapur. Kur dëgjojmë thellësisht, kuptojmë më mirë dhe kur kuptohemi më mirë krijojmë marrëdhënie më produktive që na mundësojnë të realizojmë gjëra të jashtëzakonshme si komunitet!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0