WhatsApp sfidon Zoom, thirrje video edhe nga kompjuteri - Business Magazine Albania

WhatsApp sfidon Zoom, thirrje video edhe nga kompjuteri

Kompania WhatsApp sfidon kompanitë Zoom dhe Skype duke realizuar telefonata dhe thirrje video të disponueshme edhe në versionin për kompjuterët, në një periudhë në të cilën ka pasur një bum thirrjesh për shkak të pandemisë Covid-19. Funksioni është aktiv për biseda një ndaj një, por në të ardhmen do të shtrihet në grupe.

“Në vitin e fundit kemi parë një rritje të fortë të thirrjeve në WhatsApp, shpesh edhe për biseda të gjata. Në 31 dhjetorin e kaluar kemi regjistruar rekordin për numrin më të madh të thirrjeve të bëra në një ditë me 1,4 miliardë e thirrjeve zanore dhe video”, theksoi kompania.

”Meqenëse shumë njerëz janë ende larg të dashurve dhe shumë po përshtaten me mënyra të reja të punës në distancë, ne duam që bisedat në WhatsApp të jenë sa më efikase pa marrë parasysh se çfarë pajisje ka përdorur ose vendin ku je”, shpjegon kompania në një postim zyrtar.

Thirrjet janë krijuar për të funksionuar si në portret ashtu edhe në horizontalisht. Tani për tani ato janë të disponueshme në versionin desktop të aplikacionit në modalitetin ‘one-to-one’, pra midis dy personave. “Në të ardhmen – shpjegon WhatsApp – ne do ta shtrijmë këtë funksionalitet në thirrjet video dhe thirrjet zanore në grup”.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0