Rregullatorët e medikamenteve në SHBA, kanë aprovuar zyrtarisht vaksinën e vetme të Johnson & Johnson të koronavirusit, vaksinën e tretë që autorizohet në vend. Kjo vaksinë administrohet përmes një doze të vetme.
Kjo është vaksina e tretë që është miratuar në SHBA kundër koronavirusit, pasi në këtë shtet tashmë janë miratuar për përdorim vaksina e Pfizer/BioNTech dhe ajo e kompanisë Moderna. Vaksina Johnson & Johnson thuhet se është më e lirë se dy vaksinat e tjera që po përdoren në SHBA dhe po ashtu mund të ruhet në frigoriferë normalë dhe jo në Vaksina është krijuar nga firma belge Janssen dhe kompania ka rënë dakord të sigurojë 100 milion doza deri në fund të Qershorit. Dozat e para mund të jenë në dispozicion që nga java tjetër.
Mbretëria e Bashkuar, BE dhe Kanada gjithashtu kanë porositur doza dhe 500 milion doza janë porositur gjithashtu përmes formacionit Covax për të furnizuar kombet më të varfra. Presidenti Joe Biden tha se ky është “një lajm emocionues për të gjithë amerikanët dhe një zhvillim inkurajues”, por paralajmëroi se “lufta nuk ka mbaruar”.Vaksina e Johnson & Johnson mbart pjesë të kodit gjenetik të koronavirusit. Ky kod gjenetik është i mjaftueshëm që trupi ta kuptojë rrezikun dhe të mësohet se si ta luftojë koronavirusin. Kjo gjë, sipas shkencëtarëve, e mëson sistemin imunitar të një personi se si ta luftojë koronavirusin nëse infektohet me të. Të njëjtën metodë përdorë edhe vaksina e kompanisë britanike, AstraZeneca dhe Universitetit të Oxford-it.
LEXO: Eksperimenti; shkencëtarët po shqyrtojnë përzierjen e dy vaksinave anti-Covid
Vendimi i rregullatorit të barnave në SHBA për ta miratuar për përdorim emergjent vaksinën e Johnson & Johnson vjen në kohën kur ky shtet ka regjistruar mbi 508.000 viktima nga koronavirusi. Megjithatë, numri i rasteve të reja në baza ditore ka rënë, si dhe numri i të hospitalizuarve. Por, përhapja e varianteve të reja të virusit, që besohet se janë më ngjitës, vazhdon të jetë shqetësueses për autoritetet. I ashtuquajturi varianti britanik i COVID-19, me shumë gjasa do të bëhet varianti dominat në SHBA në muajin mars.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.