Trajnimi për rishitësat nga Aladini marketplace - Business Magazine Albania

Trajnimi për rishitësat nga Aladini marketplace

Kompania Aladini Marketplace do të zhvillojë trajnim për shitjet online në bashkëpunim me projektin RisiAlbania. Ky trajnim do të ndihmojë bizneset që kanë një dyqan me pakicë të rrisin shitjet e tyre në një kanal.

Trajnimi ofrohet falas dhe pjesëmarrësit duhet të mbulojnë vetem kostot e hapjes dhe promovimit të një dyqani, i cili do të përdoret për të praktikuar teoritë e ndryshme që do të mësohen gjatë trajnimit. Ky format eshte mënyra më praktike dhe e sigurt që të mësoni realisht shitjet online.

Tek trajnimi do të trajtohen 9 seanca trajnimi intesiv. Dy seanca do jenë takime personale me themeluesin e Aladini.al për të ndihmuar menaxherin e dyqanit të kuptojë strategjinë dhe fokusin që i duhet në këtë industri. Seancat e tjera do të jenë:

  1. Parimet bazë të ecommerce, gjetja e segmentit të duhur
  2. Pozicionimi dhe Strategjia e duhur
  3. Optimizimi i kontentit dhe user experience të faqes tuaj
  4. Si të marrim maksimumin e trafikut dhe marketingut nga rrjetet sociale
  5. Puna në praktikë me rrjetet sociale dhe produktin tuaj.
  6. Koncepti bazë i promovimit me pagesë dhe analiza e ROI
  7. Përfitimi maksimal nga Facebook ADS

Valer Pinderi, themeluesi i Aladini.al pas 8 viteve experiencë në shitjet online do të ndajë me ju në këtë trajnim të gjitha informacionet që ka mësuar dhe ka testuar gjatë kësaj përvoje. Është një rast unik, i cili nuk duhet humbur.

Ju mund të ndiqni trajnimin e parë tek linku më poshtë:

https://youtu.be/jjbe8ho4mj4?t=308

Ose mund të regjistroheni për seancat e tjera tek linku: https://bit.ly/3bkmBBV

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0