Eksperienca dhe referencat, si na ndikojnë dhe si i zgjerojmë - Business Magazine Albania

Eksperienca dhe referencat, si na ndikojnë dhe si i zgjerojmë

Eksperienca

Nga Mario Korra

Eksperiencat tona fillojnë që me hapat e parë të fëmijërisë, mund edhe të themi në momentin e parë që ndjejmë ajrin e parë që na përshkon mushkritë dhe mësohemi që ajo është burim i cili na është dhënë falas (si shumë të tjera) dhe na mban në këmbë. Totalisht në një pavetëdije që po ndikon dhe do na shoqëroj gjatë jetës. Pavetëdije e cila filloi të egzistoj dhe zhvillohet dhe do ndikojë jetët tona në vazhdim. Një veprim i bërë disa herë, një mendësi e dëgjuar disa herë skalitet në pavetëdije.

Ashtu si frymëmarrja bëhet automatikisht dhe ne nuk mendojmë që të lëvizim diafragmën dhe të kryejmë proçesin e plotë të frymëmarrjes, ashtu fillojnë edhe të formohen mendimet tona dhe sjelljet tona duke u përballur me eksperiencat e botës dhe të vërtetat, që ndikojnë tek ne pa e kuptuar.

Këto eksperienca na lënë shenja të forta në sjelljet tona të cilat bëhen atomatike dhe ne nuk shkojmë në detaje për ti menduar dhe marrë veprime, por automatikisht i veprojmë sepse ato janë veprimet e para me të cilat ne jemi përballuar më shpesh dhe ndoshta të vetmet dhe po ashtu ndoshta të imponuara deri sa ne të jemi të hapur në eksperienca të reja dhe e lejojmë veten të ekspozohemi dhe kuptojmë më tepër nga bota që na rrethon. Pavarësisht i pranojmë apo jo ato herët apo vonë.

Ato mendime dhe veprime janë referenca jonë e parë për të vendosur për çështjet tona, apo si të sillemi në situata të ndryshme.

Këto referenca janë formuar së pari në ambjentin e përditshëm, ku thuhet që ju jeni 5 personat me të cilët ju shoqëroheni çdo ditë. Po të analizojmë veten me dëshirën për ta përmirësuar, do shikojmë që kemi shumë sjellje, zakone, mënyrat e të shprehurit, menduarit të cilat i kemi adoptuar. Mendime të cilat i kemi marrë dhe i kemi bërë tonat sepse në atë çast na janë dukur të vlefshme për arsye të ndryshme,duke filluar që nga më e thjeshta :

– në momente informacioni i marrë na është bashkangjit në një pikë me besimet, qëllimet që kemi patur më parë dhe kështu vazhdon proçesi. Duke ngritur besime, dhe në bazë të atyre besimeve, pranojmë ide te reja dhe duke u perditësuar i zëvendesojmë ato.

– Ose kemi parë dikë që nga vëmendja që ka, e shikojmë si model sepse po ndiqet nga masa

– Kemi besim tek një burim a person dhe e ndjekim atë verbërisht, deri sa jemi të ekspozuar në referenca të reja, që të mund ti kryqëzojmë ato, dhe të zgjedhim më të mirën. Benefiti për të qënë dyshues.

Duke formuar dhe ngritur besime të reja në bazë faktike ose jo. Kështu formojmë edhe rregullat me të cilat drejtojmë jetën tonë. Këto rregulla na ruajnë por edhe mund të na shkaktojnë dhimbjen. Suksesi është: me vetëdije të shikojmë nëse rregullat që kemi vendosur ta drejtojmë jetën tonë, janë në kontraditë me njëra tjetrën.

Pa e kuptuar; duam që vetëm të posedojmë pa dhënë më parë.

Në një nga momentet medituese të kërkimit të përmirësimit vendos ku pranon të dëgjosh një ide por nuk e beson akoma, sepse intuita të thotë ta pranosh por jo ta besosh.

Lexo: Si të motivoni punonjësit tuaj me disa hapa të thjeshtë

Habitesh pse disa kundershtojnë me forcë dhe nuk dëgjojnë, që të kenë informacion.

Pra një ide të re, një argument ku nuk ke shumë informacion për ta kuptuar të paktën e dëgjon dhe e mban në xhep, po e mendove se duhet ta përdorësh në përditshmërinë, e përdor. Në rast të kundërt e ke në xhep, po gjete diçka të cilën e ke më të mirë mund ta ndryshosh, zëvendësosh dhe kështu vazhdon përditësimi i mendimeve. Ku përditësimi duhet të jetë një qëllim i vetëdijshëm.

Pra të jemi kurioz, sepse kurioziteti mbyt monotoninë, duke sjellë gjëra të reja, për të cilat jemi në kërkim çdo ditë(sikurse telefoni,ora,makina,lokal iri, vënde të reja). Kështu i japim kuptim, shije jetës dhe normalisht na rritet edhe konfidenca dhe vetëbesimi.

Ky përditësim mund të realizohet duke vendosur qëllim, për të ndjekur seminare, video, lexuar duke folur me njerëz në mënyrë periodike dhe pse jo duke formuar grup shkëmbimi mendimesh me interesa të përbashkëta, ku mbështetja nuk ka dyshim, për realizimin e planeve tona. Apo duke shkuar dhe në aktivitete jashtë fushës sonë, ku mësojmë gjëra që mund ti praktikojmë në fushën tonë.

Duke lexuar histori, biografi, mite, poezi, apo për vetë-përmirësim së pari ngacmon imagjinatën dhe formon referenca të cilat mund të ndryshojnë jetën në mënyrë të pa imagjinueshme.

Referenca të tilla: se si është vepruar në një situatë të caktuar më parë qoftë biznes apo jetë e përditshme. Se si janë motivuar, e qëndrojnë pozitiv e arrijnë suksese.Një çelës që mund të përdoret: jo vetëm ti pranojmë dhe ti pëlqejmë por të VENDOSIM ti përdorim këto referanca, dhe të jemi me BESIM të fortë në vete.

Ndërkohë duke lexuar këtë shkrim mund të përfitosh që: Jo çdo experiencë është e keqe, në çdo të tillë mund të mësosh diçka. Kjo përbën një referencë e cila të ndryshon gjëndjen emocionale sapo e rikujton këtë aforizëm dhe fillon kërkon çfarë të mësosh diçka pozitive nga eksperienca për të vazhduar, për të përfituar. Duke e përsëritur vazhdimisht do të bëhet pjesë e jona.

Përsëritja, të ridëgjuarit apo të rilexuarit bën që të përmirsohemi ashtu si në aktivitet në një sport apo profesion. Apo sikurse drejtojmë makinën në një rrugë që e kemi përshkruar shpesh, dhe janë ato ditë kur humbim në mendime, dhe e gjejmë veten në destinacion pa e kuptuar. Duke bërë këtë proces do kuptojmë më mirë mbi subjektin dhe do të duket sikur dëgjojmë gjëra të njëjta por njëkohësisht diçka na duket e re ose e kuptojmë më mirë. Në fakt materiali është i njëjtë por jemi ne të cilët kemi ndryshuar prespektivën tonë.

Këto referenca të përditësuara, do të na ndikojnë në gjëndjen tonë si do të ndjehemi. Sepse kjo e fundit do të varet se ku ne do të bazohemi, në referencat tona për të vlerësuar situatat, mjetet, apo marrë vendimet tona.

Prandaj duhet që këto referenca të zgjidhen me vetëdije dhe të përditësohen, gjithashtu të përdoren më së miri në favorin tonë duke patur parasysh këtë fakt që mendimet që ne zgjedhim na ndikojnë në gjëndjen tonë emocionale, dhe më, reflektohen në shëndet, ambjent, dhe arritjet.

I merely just put an idea in his head and he is doing the rest himself. / The Razor’s Edge (1946 film)

(Vetëm sa i futa një ide në kokë dhe pjesën tjetër ai po e bën vetë).

Qëllimi i këtij shkrimi është si të mendojmë dhe jo cfarë të mendojmë. Për të lejuar të qarkullojnë në mëndjet tona, vetëm ato ide, referenca që e përmirësojnë jetën tonë në ato çfarë dëshirojmë duke u bërë rojtarë se çfarë lejojmë në mendimet tona.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0