Marrëzi dhe djallëzore: Bill Gates flet për herë të parë për akuzat ndaj tij - Business Magazine Albania

Marrëzi dhe djallëzore: Bill Gates flet për herë të parë për akuzat ndaj tij

Bill Gates, bashkëthemeluesi i kompanisë Microsoft që më vonë u kthye në një filantrop thotë se është befasuar nga numri i teorive konspirative të shpërndara në rrjete sociale gjatë pandemisë COVID-19 duke i quajtur “marrëzi” dhe “djallëzore”. Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters, Gates thotë se dëshiron të hulumtojë se çfarë qëndron pas tyre.

Filantropi thotë se miliona postime në internet me teori të çmendura konspirative kundër tij dhe ekspertit kryesor të sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci, vijnë si pasojë e një përzierje të një pandemie të frikshme virale dhe rritjes së rrjeteve sociale.

“Askush nuk do të parashikonte se unë dhe Dr. Fauci do të ishim figura kryesore të teorive djallëzore që thonë se ne kemi krijuar pandeminë ose se po mundohemi të përfitojmë nga ajo. Jam i befasuar dhe shpresoj të marrë fund”, – thotë Gates.

Bill Gates, miliarderi që u largua nga posti i drejtuesit të korporatës Microsoft më 2014, për t’u marrë me fondacionin e tij bamirës “Bill dhe Melinda Gates” ka dhuruar të paktën 1.75 miliardë dollarë në përgjigjen globale kundër COVID-19, për të mbështetur prodhuesit e vaksinave, diagnostikimin dhe trajtime të mundshme të koronavirusit. Që para një viti kur filloi pandemia, miliona teori konspirative janë shpërndarë në internet rreth koronavirusit, origjinën e tij dhe motivin e atyre që punojnë për ta luftuar atë.

LEXO: Gjykata peruane nxjerr rezolutë: Covid-19 u krijua nga Soros, Rockefeller dhe Gates

“Për këtë gjë duhet të kuptojmë se si ndikojnë këto teori në sjelljet e njerëzve dhe si mund të zvogëlojmë këtë ndikim”, – shton Gates.

Bill Gates gjithashtu u shpreh kundër “nacionalizmit të vaksinave”. Ai tha se kjo është një qasje e gabuar ndaj pandemisë, veprim që do ta bëjë më të vështirë luftën, dhe më larg fitoren.

“Pandemitë i përkasin normales së re, ashtu si bota dridhet nga tërmetet, tornadot, ne kemi ndryshime klimatike,” tha ai. Gates dënoi mungesën e komunikimit të qartë mbi rreziqet e sëmundjes.

“Është e tmerrshme që ne ende duhet t’u lutemi njerëzve për të bërë sakrifica në mënyrë që të shpëtojmë jetë. Ne duhet të mësojmë nga ato çfarë ka ndodhur.” Ai paralajmëroi se pandemia tjetër mund të jetë dhjetë herë më e keqe se kjo, por që ne nuk jemi të përgatitur. Duke pranuar se njerëzit ishin të lodhur nga virusi, Gates tha se do të duhet ende kohë që jeta të kthehej në normalitetin para pandemisë. Mungesa e bashkëpunimit midis vendeve, sipas tij, ishte një shans i humbur për të arritur te fitorja. “Asnjë vend nuk mund të qëndrojë i vetëm në luftën kundër pandemisë,” tha ai.

Ekzistojnë teori që thonë se Dr. Fauci dhe zoti Gates krijuan pandeminë për të kontrolluar njerëzit, se ata duan të përfitojnë nga përhapja e virusit dhe se përmes vaksinimit do të injektojnë mikroprocesorë për gjurmimin e njerëzve. Gates i cili sot botoi letrën e tij vjetore me përparësitë dhe parashikimet për këtë vit, thotë se beson se banorët në vendet e zhvilluara do të shohin fundin e pandemisë dhe rikthimin në jetën normale në fund të këtij viti, në se 70-80% e banorëve do të vaksinohen.

REUTERS

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0