Fiskalizimi për farmacitë. Tatimet sqarojnë procesin e rimbursimit - Business Magazine Albania

Fiskalizimi për farmacitë. Tatimet sqarojnë procesin e rimbursimit

Fiskalizimi

Pas shqetësimit të farmacive, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Urdhri i Farmacistëve dhe FSDKSH kanë publikuar disa sqarime lidhur me procesin e fiskalizimit në tregtimin e barnave dhe produkteve farmaceutike.

Si kundër jeni në dijeni, ligji Nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkulllimit” i ndryshuar, i fillon efektet sipas fashave:

Për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve dhe organeve publike, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 janar 2021.

Për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 korrik 2021.

Për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit, pavarësisht përgjegjësisë tatimore apo qarkullimit vjetor të realizuar, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 shtator 2021.

Nga ana e Urdhrit të Farmacistit, Fondit të Sigurimit të Detyrueshem të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), dhe subjekteve tatimpagues që operojnë në këtë sektor është ngritur një shqetësim lidhur me trajtimin e transaksioneve të lidhura me rimbursimin e ilaceve të rimbursueshme nga ana e FSDKSH për efekt të procesit të fisklaizimit.

Lidhur me këtë problematikë sqarojmë se, në kuptim të kuadrit ligjor rregullues në fuqi, transaksione B2G (subjekte të pikës a) të dispozitës së sipërcituar) janë transaksionet që paguhen nga institucionet buxhetore, kryesisht në vijim të një procedure standarte prokurimi.

Lexo: 7 ndryshimet kryesore për taksat dhe të ardhurat tuaja

Rimbursimet e faturave mjekësore nuk paguhen nëpërmjet thesarit, por paguhen nga fondet e FSDKSH. Për rrjedhojë transaksionet midis FSDKSH dhe farmacive janë transaksione efektet e fiskalizimit për të cilat fillojnë nga data 1 korrik 2021.

Subjektet që operojnë në fushën e tregtimit të produkteve farmaceutike mbartin detyrimin të fiskalizohen dhe të respektojnë procedurat ligjore të sipërcituara që prej datës 01 janar 2021, vetëm nëse kanë një marrëdhënie kontraktore me një entitet publik dhe shlyerja e transaksioneve objekt kontrate kryhet nëpermjet degëve të thesarit

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0