Denaj: Orientimi i kurseve profesionale drejt kërkesave të tregut të punës - Business Magazine Albania

Denaj: Orientimi i kurseve profesionale drejt kërkesave të tregut të punës

kurse profesionale

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, zhvilloi një vizitë në Qendrën e Formimit Profesional në Fier.

Gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë që studiojnë në këtë qendër,inistrja Denaj u shpreh se, që të marrësh një zanat është shumë mirë sepse e ke të garantuar të ardhurën mujore, jo vetëm për pasionin e një pune, por mbi të gjitha investimi që jep për ta marrë atë zanat.

“Unë vij, jo vetëm si ministrja e fushës suaj,  por edhe si një individ që besoj shumë në zanat. Ne vijmë nga breza të tërë që trashëgojmë dhe zanati është pasuria më e madhe që duhet të kemi, si dhe është shumë mirë sepse e ke të garantuar të ardhurën mujore, jo vetëm për pasionin e një pune, por mbi të gjitha investimi që jep për ta marrë atë zanat”, theksoi Denaj.

Ndërsa drejtuesi i kësaj qendre, Aleksandër Lalaj, informoi se, kërkesat kryesore nga qarku i Fierit janë për autoservis elektrik, hidraulik, parukeri, kuzhinë, estetikë dhe kurse të tjera. Me këto specialitete synohet tregu i punës vendas, por edhe tregu i punës në rajon e më gjerë.

Sipas tij, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Punësimit ka një  marrëveshje bashkëpunimi me të gjitha  bizneset, çka  këtë vit është bërë e vështirë  për shkak të pandemisë, ka bërë që një pjesë e mirë e kursantëve që mbarojnë këtu pjesën mësimore  dhe pastaj të gjejnë treg pune në subjektet private.

Lexo: Një model shqiptar për arsimin dhe formimin profesional, frymëzuar nga Zvicra

Gjithnjë e më shumë të rinjtë po i drejtohen Qendrave të Formimit Profesional, kjo pasi një zanat i ndihmon ata t’i përshtaten kërkesave të tregut, por edhe të ruajnë trashëgiminë mes brezave. Në Fier, aktualisht po mësojnë dhe praktikojnë zanatin rreth 300 kursantë, që ndjekin 21 drejtime profesionale, kryesisht në profile si autoservis elektrik, hidraulik, parukeri, kuzhinë, estetikë, etj. Pjesa më e madhe e kursantëve që janë profilizuar pranë kësaj qendre, rreth 104 janë punësuar përgjatë vitit 2020. Janë 360 orë mësimore që këta kursantë zhvillojnë për të marrë bazat dhe njohuritë mbi zanatin që ata kanë zgjedhur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0