Konstatime: Vajzat e Mia vendosin maskat para se të futen brenda tek shkolla, një person ju spërkat njërën dorë me dezifektant dhe futen brenda në shkollë. Ndërkohë që brenda ka nxënës që ose e kanë tek mjekrra ose tek goja maskën.
E ç’kuptim ka kjo?
Nëse bën një sondazh të shpejtë nëpër rrugët e Tiranës, shumica e njerëzve kanë maska por:
Rreth 80% e tyre I kanë tek gusha ose tek mjekrra si shall; rreth 15% I mbajnë tek goja dhe vetëm rreth 5% I mbajnë ashtu si duhet që I mbulon edhe gojën edhe hundën. Për të mos folur që një pjesë e mirë e maskave mbahen për ditë të tëra për të mos thënë edhe javë e muaj saqë kanë krijuar një kore tek pjesa ku prek buzët ose hundën.
E ç’kuptim ka kjo?
Dëgjoj dhe takoj të rinj që shkojnë në punë sa për të shkuar dhe për të marrë rrogën pa bërë përpjekjen më të vogël për të kuptuar më shumë rreth punës ose rreth modelit të biznesit, të lexojnë diçka apo të bëjnë një kërkim në Google.
E ç’kuptim ka kjo?
Të rinj studentë që rrinë rrugëve kot me idenë që janë në shkollë nëpër degë që nuk i duan ata por mami, babi ose shoqëria dhe që lexojnë ndonjë gjë (ose bëjnë kopje) vetëm kur kanë provim që të dalin sa më mirë ose thjesht ta marrin….. e Mora…
Lexo: Si eci ekonomia shqiptare krahasuar me vendet e rajonit gjatë pandemisë
E ç’kuptim ka kjo?
Njerëz në timon që e mbajnë rripin gati nga pas kurrizit që të mos e bezdisë zhurma e tij dhe e vendos vetëm kur sheh policë.
E ç’kuptim ka kjo?
Vajza dhe djem që bëjnë foto dhe check in në Media sociale nëpër bare, restorante apo godina me rroba borxh madje ku nuk e dinë as se ku është hyrja.
E ç’kuptim ka kjo?
Politikanë dhe analistë që zihen si qentë nëpër studio televizive, ulen për kafe dhe marrin mendimin e njëri-tjetrit se si performuan.
E ç’kuptim ka kjo?
Dëgjon biseda biznesi nëpër tavolina për punë dhe xhiro miliona eurosh dhe super projekte të mëdha dhe pas 5 minutash e sheh dukë ngrënë një byrek në dorë.
E ç’kuptim ka kjo?
Quo Vadis Shqipëria ime?
A do të fillojmë ndonjëherë ne të jemi të vërtetë me veten në radhë të parë dhe pastaj me të tjerët?
A do të edukojmë brezin e ri të paktën me diçka të thjeshtë: Nëse e bën diçka bëje siç DUHET ose bëje sepse DO ta bësh.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.