"ARTI I KOMUNIKIMIT NË PUBLIK" - Business Magazine Albania

“ARTI I KOMUNIKIMIT NË PUBLIK”

ARTI I KOMUNIKIMIT
Qendra Universi
“ARTI I KOMUNIKIMIT NË PUBLIK”
Të komunikosh me publikun të bën të diferencohesh nga të tjerët, pasi jo gjithkush e ka aftësinë për të qenë folës i mirë, por të gjithë mund të trajnohen për t’u bërë të tillë.- Dale Carnegie.

CFARË PËRFITONI NGA KY TRAJNIM?
Zhvillon aftësitë e të folurit në publik duke njohur audiencën që ke përballë
– Ndihmon të nisësh ndryshe fjalimin duke qënë të qetë, të qartë, duke përcjellë mesazhe të qarta, bindëse dhe motivuese njëkohësisht, në audienca të vogla ose të mëdha
– Mëson përdorimin e dinamikës së gjuhës së trupit, të cilat u japin ngjyrim emocional fjalëve dhe fjalive në publik
– Rrit vetbesimin, del nga zona e konfortit (rehatisë), bëhesh TI UDHËHEQËSI ORATORIK
KUSH MUND TË MARRË PJESË?
Në trajnim mund te marrin pjesë individë nga fusha të ndryshme profesionale që duan të përmirësojnë zhvillimin e tyre personal dhe profesional, duke avancuar në rrugëtimin e tyre të karrierës
Trajnimi është shumë i vlefshëm edhe për të rinjtë që janë në hapat e tyre drejt rrugëtimit profesional (studentë). Aplikoni online ose pranë qendrës Universi, duke plotësuar të dhënat (emër, mbiemër, nr. kontakti dhe profesion)
📧 info@qendrauniversi.com
📞00355 69 633 1384
Aplikantët
Data: 30-31/01/2021
Ora: 10.00 – 13.30
Pagesa: 3000 Lekë
1500 Lekë (student)
📌Afati i kryerjes së pagesës 21/12/2020-26/01/2021
NË FUND TË TRAJNIMIT GJITHË PJESËMARRËSIT PAJISEN ME ÇERTIFIKATË PJESËMARRJE
-Takimi Online zoom meeting link.
Trajnim i alternuar me prezencë fizike dhe Online.
Per pjesemarrjen fizike ju bejme me dije nr. e pjesëmarrësve në janar 2021, sipas urdhërit të komitetit të ekspertëteve të shëndetësisë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0