Megaraketa e NASA-s, testi përfundon para kohe - Business Magazine Albania

Megaraketa e NASA-s, testi përfundon para kohe

Megaraketa e NASA-s

Një test me rëndësi i megaraketës së NASA-s, përfundoi para kohe, por agjencia mohoi që të bëhej fjalë për një dështim.

Vetëm pak para 22. 30 të shtunën, katër motorët e të njohurës si megaraketa, u ndezën duke qëndruar në punë për më shumë se një minutë, para se testi të ndërpritej.

Faza e rëndësishme e sistemit të lancimit hapësinor po vlerësohej në qendrën hapësinore Stennis, në Mississipi. Motorët duhej të qëndronin ndezur për tetë minuta për të simuluar ngjitjen e raketës në orbitë. SLS është pjesë e programit Artemis të NASA-s, që synon të kthejë amerikanët në sipërfaqen e Hënës në 2020. Kur të bëjë fluturimin inaugurues, me shumë mundësi më vonë gjatë këtij viti, SLS do të bëhet raketa më e fuqishme që ka fluturuar ndonjëherë në hapësirë.

Lexo: Jeff Bezos planifikon të dërgojë për herë të parë një grua në Hënë

Teknikët në Stennis po analizojnë të dhënat. Kjo ishte hera e parë që të katër motorët RS-25 ndizeshin njëkohësisht.

Ky ishte testi i tetë dhe final në Green Run, një program vlerësimi i kryer nga inxhinierët e NASA-s dhe Beoing, i kontraktuar kryesor i NASA-s për raketën. Ata donin të siguroheshin për probleme të mundshme para se platforma të përdorej për lancimin e parë të SLS, që do të dërgojë anijen hapësinore të gjeneratës së re të NASA-s, Orion, përreth Hënës.

Administratori i NASA-s, Jim Bridenstine, nuk e quajti dështim ngjarjen e së shtunës. Ai tha se, për këtë bëhen testet. “Para se të vendosen astronautët amerikanë në raketa amerikane, këto të fundit duhet të jenë perfekte”, theksoi Bridenstine.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0