I ftuar në “Open”, kryeministri Rama zbuloi disa nga skenarët e vaksinimit në vend. Sipas tij, i gjithë procesi i vaksinimit kundër vendit besohet të mbyllet për 14 muaj.
“Kemi garantuar 500 mijë doza. 10.780 do vijnë në janar. 30 mijë të tjera në shkurt. Kemi parashikuar me tre skenarë ta mbyllim për 14 muaj. Spanja tha se do e mbylli në vitin 2024 Duam të jemi ambiciozë dhe ta mbyllim në 14 muaj. Ajo që po them është se ne në bazë të këtij plani jemi të vendosur se duke ecur me shpejtësi të shkëpusim hallkat e infeksionit. Vaksinimi ka dy efekte tek personi dhe tek komuniteti për të mos përhapur Covid-19. Janë rreth 2.2 milionë që presin.”- u shpreh kreu i vendit.
Kryeministri Edi Rama tha se përveç Pfizer, Shqipëria është në bisedime edhe me dy kompanitë, AstraZeneca dhe Moderna, vaksinat e të cilave janë miratuar në SHBA, BE dhe Angli. Kreu i Qeverisë tha se për shkak të çmimit dhe të infrastrukturës ruajtëse që duan, Shqipëria nuk do të orientohet fort tek vaksina e Pfizer, por do të përqendrohet edhe tek vaksinat e tjera.
Ai foli se vendi është në bisedime edhe me kompani që ende e kanë në fazë testuese vaksinën, si “Johnson & Johnson”. Rama tha se sa i takon kapacitetit ruajtës të Pfizer, Shqipëria mund të ruajë në të njëjtën kohë deri në 250 mijë. Kreu i Qeverisë hodhi poshtë akuzat se fushata e vaksinimit nisi para kohe për të hequr vëmendjen nga darka e disa ministrave në Dubai.
“Është fatkeqësi e madhe. Nuk jemi për të folur për politikë, por për jetën dhe shëndetin e njerëzve, si mund të jetë propagandë kur vaksinohen ata atje në Infektiv ditë e natë?!”, tha ai. Sa i takon platformës Covax, Rama tha se Shqipëria ka porositur 1.4 mln doza.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.