Gjykata peruane nxjerr rezolutë: Covid-19 u krijua nga Soros, Rockefeller dhe Gates - Business Magazine Albania

Gjykata peruane nxjerr rezolutë: Covid-19 u krijua nga Soros, Rockefeller dhe Gates

Koronavirusi ka lënë shteg për lloj-lloj teorish konspirative: si dhe kush e krijoi virusin, ka nga ata që nuk e pranojnë ekzistencën e virusit, të tjerë që janë kundër vaksinës. Teoritë e konspiracionit në lidhje me origjinën e COVID-19 kanë kapërcyer planin e opinionit , deri në atë pikë sa një gjykatë peruane ka shkuar më tej, duke publikuar një rezolutë ku thuhet se Covid-19 është një shpikje e “elitave kriminale botërore”, që përbëhet nga miliarderët George Soros, familja Rockefeller dhe Bill Gates.

Gjykata e Lartë e Drejtësisë në Ica shprehet se pandemia ishte “e paparashikueshme” për të gjithë, përveçse për krijuesit e saj, “që po e drejtojnë dhe po japin udhëzime nëpërmjet korporatave të tyre botërore”. “Asnjë qeveri, person fizik apo juridik, nuk e parashikon dot pandeminë, përveç krijuesve të rendit të ri botëror, si Bill Gates, Soros, Rockefeller etj.”, lexohet në rezolutën e gjykatës, të publikuar në portalin “LP Derecho”.

LEXO: Teoritë e konspiracionit dhe keqinformimi rreth vaksinave

Sipas dokumentit që këta gjyqtarë e bënë publik, biznesmeni dhe bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, miliarderi George Soros ose familja Rockefeller qëndrojnë pas një pandemie të parashikueshme dhe të orkestruar. Pas publikimit të rezolutës, ka nisur një hetim paraprak për magjistratët që e firmosën atë. ‘’Ne kemi urdhëruar një hetim paraprak ndaj Kryeprokurorëve të Dhomës së Apelit Penal Chincha dhe Pisco për të marrë prova që do të ndihmojnë në përcaktimin e pranisë ose mungesës së pretendimeve të shkeljeve”, tha Gjykata Supreme e Ica në një mesazh të botuar në faqen e saj në Facebook, citon “Sputnik”.

AS

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0