Familjet e viktimave të Covid-19 padisin qeverinë italiane - Business Magazine Albania

Familjet e viktimave të Covid-19 padisin qeverinë italiane

Rreth 500 të afërm të viktimave nga koronavirusi po padisin shtetin italian për 100 milion euro, duke akuzuar sistemit shëndetësor një numër të madh dështimesh në fazat e hershme të pandemisë.

Padija po drejtohet nga grupi “Noi Denunceremo” (Ne Do të Denoncojmë), i cili tashmë ka depozituar rreth 300 ankesa tek prokurorët në Bergamo, qyteti në rajonin verior të Lombardisë që u godit më shumë nga vala e parë e virusit.

Ajo synon kryeministrin Xhuzepe Konte, Ministrin e Shëndetësisë Roberto Speranza dhe presidentin e rajonit të Lombardisë, Attilio Fontana. Italia ishte vendi i parë jashtë Kinës që pësoi një shpërthim të madh të koronavirusit dhe mbetet një nga më të goditurit, me gati 70,000 vdekje të raportuara deri më tani.

Procedimi gjyqësor pretendon se qeveria ka ndërmarrë hapa të gabuar që kanë cuar në vdekjen e qytetarëve, duke filluar me një vendim për të rihapur spitalin Alzano në 23 shkurt, pasi u mbyll pas zbulimit të rasteve të para Covid-19. Deklarata përmendi gjithashtu një “vonesë të rëndë” në mbylljen e qyteteve të infektuara si dhe mungesën e planeve të azhurnuara të pandemisë në të dy nivelet lokale dhe rajonale.

Qeveria italiane vendosi një bllokim kombëtar në 10 mars, por prokurorët në Lombardi po hetojnë nëse masat duhej të ishin ndërmarrë më herët. Udhëheqësit rajonalë dhe qeveria e Kontes fajësojnë njëri-tjetrin.

“Ky procedim do të konsiderohet si një dhuratë e Krishtlindjes për ata që duhet të kishin marrë masa dhe nuk e bënë, ndërsa në Itali në 25 dhjetor, do të ketë 70,000 karrige bosh në tavolinat e familjeve italiane,” tha presidenti i “Noi Denunceremo” Luca Fusco.

“Me planifikimin e duhur, siç kërkohet vazhdimisht nga Bashkimi Europian dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, ne jemi të sigurt se do të kishte pasur shumë më pak.”

Më shumë se gjysma e viktimave nga koronavirusi në Italia janë regjistruar deri në mes të korrikut, kur infeksionet arritën pikën e tyre më të ulët, që do të thotë se vala e dytë duket se do të jetë më pak vdekjeprurëse se e para. Qeveria nuk pranoi të vendoste një bllokim tjetër të plotë pasi numri i të infektuarve duket se u rrit përsëri në tetor, duke urdhëruar kufizime të forta në rajone të caktuara.

Masa të mëtejshme në të gjithë vendin u vendosën gjithashtu gjatë festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

GUARDIAN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0