SHBA, drejt miratimit vaksina e Modernas - Business Magazine Albania

SHBA, drejt miratimit vaksina e Modernas

Një grup këshilltarësh të jashtëm të Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) rekomandoi të enjten përdorimin emergjent të vaksinës së koronavirusit të kompanisë Moderna Inc në Shtetet e Bashkuara, duke ofruar efektivisht një mundësi të dytë për t’u mbrojtur nga COVID-19 për një vend të goditur rendë nga pandemia.

Grupi i ekspertëve ra dakord me me 20 vota pro, asnjë kundër dhe një abstenim se përfitimet e vaksinës i tejkalojnë rreziqet tek personat 18 vjeç e lart, një javë pasi i njëjti grup mbështeti një vaksinë të ngjashme nga kompania Pfizer Inc dhe partneri i saj gjerman BioNTech, që u pasua nga një autorizim për përdorim urgjent nga FDA një ditë më vonë.

FDA pritet ta japë këtë autorizim shumë shpejt, që të enjten ose të premten, duke siguruar një tjetër rreze shprese për Shtetet e Bashkuara ku më shumë se 300,000 vetë kanë humbur jetën nga COVID-19 – përfshirë një lartësi një shifër rekord prej 3.580 vdekjesh të mërkurën – ndërsa një numër rekord pacientësh rrezikojnë të mbingarkojnë spitalet dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor amerikan.

Vaksina e Modernas do të fillojë të shpërndahet sapo të marrë dritën e gjelbër nga FDA. Sekretari i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, Alex Azar i tha televizionit CNBC të enjten se 5.9 milion doza janë dhënë për guvernatorët e shteteve dhe ishin të gatshme për t’u dërguar në të gjithë vendin.

Vaksina e Moderna-s është zhvilluar me një teknologji të ngjashme me atë të Pfizer-it duke përdorur acidin ribonukleik, por mund të ruhet në temperatura shumë më pak të ulta sesa vaksina e Pfizer/BioNTech-ut. Kjo e bën atë një alternative më të mirë për zonat e thella e rurale. Të dyja vaksinat janë rreth 95 për qind të efektshme në parandalimin e sëmundjes bazuar në provat klinike të fazes së fundit.

LEXO: Vaksina e kompanisë Moderna duket se kaloi një pengesë të rëndësishme

Shtetet e Bashkuara kanë të ngjarë të furnizohen të parët me vaksinën e Moderna-s, dhe kanë nënshkruar për këtë një marrëveshje për të siguruar deri në 200 milionë doza. SHBA pret të marrë 20 milionë dozat e para këtë muaj. Vaksina e Moderna-s jepet në dy doza me distancë prej 28 ditësh nga njëra tjetra.

Kompania ka nënshkruar marrëveshje mbi vaksinën edhe me Kanadanë, Bashkimin Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe po kalon në procese shqyrtimi nga entet e tyre rregullatore.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se presin që të kenë 40 milion doza të vaksinave Pfizer / BioNTech dhe Moderna deri në fund të vitit – të mjaftueshme për të imunizuar 20 milion njerëz.

Vala e parë e dozave pritet të përcaktohet për punonjësit e kujdesit shëndetësor që trajtojnë pacientët me COVID-19 dhe banorët e pambrojtur dhe personelin e shtëpive të të moshuarve.

Dokumentet e përgatitura nga shkencëtarët e FDA-së dhe të bëra publike përpara takimit, thanë se një regjim me dy doza i vaksinës Moderna ishte shumë efektiv në parandalimin e COVID-19 dhe nuk ngrinte ndonjë çështje specifike sigurie.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0