Teknologjia, një mundësi e lidhjes së diaporës me Shqipërinë - Business Magazine Albania

Teknologjia, një mundësi e lidhjes së diaporës me Shqipërinë

Teknologjia

Në muajin Nëntor, për herë të parë, nisi konferenca tre ditore e Diasporës Shqiptare për mbarë botën. Në tre ditë solli ndëridhjen e profesionistëve të industrive të ndryshme, për të reflektuar mbi angazhimet e diasporës shqiptare në 20 vitet e fundit dhe në 20 vitet e ardhshme.  “Global 2020: Lidhu. Krijo. Bashkëpuno” arriti të krijonte impaktin e saj më së miri për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar të shqiptarëve në të gjithë botën dhe për të kontribuar në rritjen e komuniteteve të diasporës, duke ndihmuar kështu shqiptarët brenda dhe jashtë vendit. 

Pikerisht, me datë 20 Nentor 2020, një ndër diskutimet më interaktive ishte, “Teknologjia, Inovacioni dhe Kontratimi i jashtëm”, nga ku solli 6 personalitete dhe profesionistë të suksesshëm në fusha dhe sektorë potencialë të ekosistemit nga mbarë bota. Me moderimin e Znj. Fabiola Duro, themeluese e INNVEST dhe me profesionistë të rëndësishëm të ftuar në panel, si: Znj. Artiona Bogo, Cloud Customer Engineer at Google Cloud; Z. Bledi Celiku – Senior Economist, The World Bank; Z. Albi Zhulali – CEO of Softmogul; Z. Celik Nimani – Partner & Chief Executive Officer at Frakton; Znj. Arta Shehu – Co-Founder of jCoders & Labbox; Z. Edi Demaj – KO Co-Founder at KODE Labs, u diskutua gjerësisht se cili është potenciali i vërtetë i kontraktimeve të shërbimeve në vendet e origjinës. Në përgjigjen e tyre kundrejt kësaj pyetjeje, panelistët duhet të mernin në konsideratë dixhitalizimin e botës, i cili po përdoret si një domosdoshmëri strategjike dhe po ndihmon bizneset nëpërmjet të dhënave dhe analitikës dhe për të rritur efikasitetin dhe produktivitetin, duke drejtuar punonjësit drejt planifikimit. 

Lexo: Diaspora Flet 2020” përmbyllet me paraqitjen surprizë të Rita Orës

Një dikutim tejet i rëndësishëm ishte dhe roli i vendeve në një botë gjithnjë e më dixhitale, ku analizat dhe të dhënat ofrojnë një avantazh dhe bizneset përdorin teknologjinë si një domosdoshmëri strategjike, një nxitës të efikasitetit dhe produktivitetit dhe si një mjet për të fuqizuar punonjësit dhe për të orientuar planifikim drejt së ardhmes. 

Në një mendim të unifikuar nga profesionistët, ishte një mundësi brilante bashkimi në evente të tilla që kanë për qëllim ngritjen e shteteve tona përmes teknologjisë. Ka mundësi shumë të medha që ta ndryshojme të ardhmen e vendeve tona përmes teknologjisë, nëse gjejmë mënyrat e duhura dhe të qëndrueshme të një bashkëpunimi rreth këtij qëllimi të përbashkët. Për të përfituar nga ekonomia digjitale, dy faktorë janë tejet esencialë:  Aksesi në internet dhe kapitali njerezor. Kosova dhe Shqipëria janë mjaft mirë përsa i përket askesit në internet (në Kosovë, 89% e popullatës ka akses në internet dhe Shqipëria në mbi 79%), por lënë shumë për të dëshiruar në aspektin e kapitalit njerëzor, dhe të dy vendet si Shqipëria dhe  Kosova kanë ende sporva të mëdha në këtë aspekt. Shumë më shumë punë nevojitet sidomos në cilësinë e arsimimit dhe rritjen e investimit (publik dhe privat) në sistemin arsimor që vendet ofrojnë për brezat e ardhshëm. 

Krahas këtyre, të ftuareve dhe pjesëmarrësve në këtë panel iu dha mundësia për rrjetëzim profesional duke mundësuar takime midis bizneseve (B2B) dhe takime midis bizneseve dhe klientëve (B2C). Një tjetër mundësi e krijuar për organizatat nga “Diaspora Flet 2020” ishte dhe krijimi i partnerëve ndërkombëtar, nëpërmjet paraqitjes së qëllimeve dhe objektivave të tyre. Dhe e fundit, por jo nga rëndësia ishin bashkëbisedimet dhe ndarja e historive frymëzuese, duke paraqitur projekte inovative, ide dhe historitë e tyre të suksesit.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0