Platforma e investimeve ka mbledhur gjithsej 7.2 milion Euro, shuma më e madhe e mbledhur ndonjëherë në Europën kontinentale Mintos, një platformë investimi udhëheqëse dhe alternative për investime në Europë, ka përfunduar fushatën e saj të parë të financimit në Crowdcube, duke tërhequr mbi 7000 investitorë dhe ka mbledhur një total prej 7.2 milion Euro, shuma më e madhe e mbledhur ndonjëherë në Europën kontinentale.
“Rezultatet e fushatës janë përtej të gjitha pritshmërive tona,” tha Martins Sulte, CEO dhe bashkë-themelues i Mintos në një deklaratë. “Ndërsa ne parashikonim që komuniteti ynë të angazhohej aktivisht në fushatë, ne nuk mund të parashikonim që do të fillonim të thyenim menjëherë rekorde. Ne dëshirojmë të falënderojmë të gjithë ata që morën pjesë në fushatë. Ne jemi të etur të vazhdojmë të punojmë në rrugën që kemi nisur dhe të fillojmë një kapitull të ri me aksionerët tanë të rinj. ”
Mintos mblodhi 1 milion Euro në vetëm 15 minutat e para të fushatës. Pak më shumë se dy orë e gjysmë më vonë, kompania arriti 3 milion Euro dhe përfundimisht theu rekordin e numrit më të madh të investitorëve në një fushatë europiane (përveç Mbretërisë së Bashkuar).
“Mintos i është bashkuar me disa nga fintech kryesorë të botës në përdorimin e Crowdube për të çimentuar dhe forcuar marrëdhëniet e tyre me klientët e tyre”, tha Luke Lang, CMO dhe Bashkëthemelues i Crowdcube. “Kjo rritje që theu rekorde, tregon se si shfrytëzimi i fuqisë së komunitetit mund të shndërrohet në një strategji biznesi dhe transformimi i konsumatorëve në ortakë mund të jetë pjesë integrale e mënyrës së drejtimit të këtyre kompanive.”
LEXO: Në mbrojtje të investitorëve millienial
Në përgjithësi, investitorë nga më shumë se 90 vende morën pjesë në fushatë, shumica erdhën nga Gjermania, Spanja dhe Republika Çeke. Megjithëse Mintos nuk operon në tregun e Mbretërisë së Bashkuar, një numër i konsiderueshëm i investitorëve nga Mbretëria e Bashkuar morën pjesë në fushatë.
Fushata e financimit ishte pjesë e një fushate më të gjerë të financimit nga ana e Mintos, i cili do të vazhdojë me mbledhjen financimeve nga firmat e kapitalit sipërmarrës (venture capital) në fillim të vitit të ardhshëm. Financimi i mbledhur nga financues privatë dhe kompani të kapitalit sipërmarrës (venture capital) do të ndihmojë në nxitjen e mëtejshme të rritjes së kompanisë dhe zhvillimin e produkteve të reja.
Deri në fushatën e financimit, Mintos kishte mbledhur 7 milion Euro nga financuesit e start-up, duke financuar pjesën më të madhe të rritjes së saj nga të ardhurat. Që krijimi i saj në 2015, kompania ka ndërtuar pothuajse vetë tregun e investimeve në kredi në Europë prej 6.6 miliardë Euro, duke mbajtur rreth 45 përqind të tregut.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.