Kina shënon sukses të madh në gjithësi - Business Magazine Albania

Kina shënon sukses të madh në gjithësi

Shkencëtarët kinezë kanë arritur të kryejnë me sukses manovrën e parë të ankorimit të kontrolluar nga robotët e një anijeje kozmike në orbitën e hënës. Moduli i ngjitjes së anijes kozmike “Chang’e 5” u bashkua me sukses në orbitë, siç raportohet nga agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua. Rreth dy kilogramë shkëmb nga hëna që do të transportohen në tokë u vendosën në mënyrë të sigurt në kapsulën e kthimit.

Manovrimi në një distancë prej 380.000 kilometrash u konsiderua si një nga hapat më të vështirë në fluturimin drejt kthimit në tokë. Kina synon të mbledhë përvoja të reja në udhëtimet në Hënë, me qëllim që në të ardhmen të dërgojë edhe njerëz atje.

Aterrimi në dhjetor

Në hapin tjetër, kapsula e kthimit do të ndahet dhe në momentin e përshtatshëm do të niset për kthim në tokë, raporton Xinhua. Kthimi në tokë pritet diku nga mesi i dhjetorit, diku në Mongoli. Misioni kinez në Hënë vjen 51 vjet pas uljes së parë në Hënë të amerikanëve, më 21 korrik 1969, kur Neil Armstrong dhe Edwin “Buzz” Aldrin shkuan në Hënë, si të parët që kanë shkelur atje. SHBA ka dërguar në Hënë gjashtë herë astronautët e vet. Me “Apollo 17” në dhjetor 1972, agjencia amerikane e hapësirës NASA, ka ndërprerë aterrimin e njerëzve në hënë.

Kjo është hera e parë në 44 vitet e fundit që mblidhen mostrat shkëmbore nga Hëna, më qëllim që të sillen në tokë për ekzaminime. Hera e fundit që sonda robotike Sovjetike “Luna 24” mori mostra dheu nga hëna ishte në vitin 1976. Nëse kthimi rezulton me sukses, kinezët do të jenë kombi i tretë, pas SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik, që ka pasur sukses në një projekt të tillë.

Studiuesit shpresojnë se me hulumtimin e mostrave nga Hëna do të mësojnë më shumë për aktivitetet vullkanike në Hënë. Misioni amerikan Apollo ka sjellë në tokë rreth 380 kilogram dhe nga Hëna, ndërsa Bashkimi Sovjektik ka mbledhur në misionet e veta rreth 300 gram.

“Chang’e 5” është nisur për në Hënë me 23 nëntor nga stacioni hapësinor në Wenchang në ishullin jugor kinez Hainan. Më 1 dhjetor ka mbërritur në një zonë vullkanike të quajtur sipas astronomit gjerman Karl Rümker (1788-1862), e cila nuk është hulumtuar ende. Kjo zonë shtrihet në “oqeanin e stuhive” në pjesën e sipërme të Hënës, në të majtë të anës së hënës me pamjen nga toka.

DW

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0