Fermerët duhet të pajisen me NIPT që të përfitojnë nga nafta pa taksa - Business Magazine Albania

Fermerët duhet të pajisen me NIPT që të përfitojnë nga nafta pa taksa

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje fermerëve që të pajisen me NIPT për të përfituar nga nisma e qeverisë për naftë pa taksa. Ai bëri me dije se kanë nisur procedurat ligjore nga ana e Ministrisë së Bujqësisë.

“NAFTË PA TAKSA për të gjithë fermerët e pajisur me NIPT ka nisur me garën e shpallur nga Ministria e Bujqësisë, si edhe me nxitjen për të gjithë fermerët e papajisur me NIPT, që të nxitojnë ta marrin, ju uroj një muaj të mbarë”- shkruan kryeministri në llogarinë e tij në Facebook.

LEXO: Ja si do ta përfitojnë fermerët naftën me gjysmë çmimi

Në konferencën për shtyp të 13 tetorit, ai do të lajmëronte se nga 2021 fermerët do të përfitonin naftën për punimin e tokës pa akcizë, pa taksën e qarkullimit dhe pa taksën e karbonit. Gjithashtu, kryeministri do të premtonte se 70 mijë fermerë që disponojnë një NIPT do të jenë potencial për të përfituar nga regjimi i ri për të përfituar karburantin falas për punimin e tokës. Ai shpjegoi se është përcaktuar një formulë për përfitimin e karburantit falas për punimin e tokës. Nuk do të ketë nevojë për burokraci, mjafton regjistrimi on line përmes NIPTIT.

Kyeministri në të njëjtën kohë paralajmëroi se nëse nafta e tërhequr nuk do të përdoret për të punuar tokën e përcaktuar sipas formulës, fermeri që ka abuzuar do të përjashtohet për disa vite nga skema. Ministria e Bujqësisë do të monitorojë procesin përmes aparaturave enkas për këtë qëllim.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0