Ja si do ta përfitojnë fermerët naftën me gjysmë çmimi

Ja si do ta përfitojnë fermerët naftën me gjysmë çmimi

fermeret

Janë 48 mijë fermerë të regjistruar të cilët nga viti i ardhshëm do të blejnë naftë pa taksa. Qeveria ka vendosur të heqë akcizën 37 Lekë për litër, taksën e qarkullimit 27 Lekë për litër dhe atë të karbonit, 3 Lekë për litër, ku nëse i shtohet në fund edhe tatimi mbi vlerën e shtuar mbi këto taksa, fermerët që sot e blejnë 160 Lekë litrin, vitin e ardhshëm do ta marrin me 79.6 Lekë.

“Kjo skemë kalon nëpërmjet një dore që është fermeri. Pra nuk futet Bashkia, nuk futet Drejtoria e Bujqësisë dhe nuk futen grupe të tjera. Por vetëm fermeri”.

Por si do të funksionojë skema? Zv/ministri i Bujqësisë Dhimitër Kote, sqaron për TV Klan se do të përllogaritet sa naftë konsumojnë fermerët sipas kulturave që mbjellin. Në rastin e drurorëve, 1 hektar llogaritet të ketë nevojë për 200 litra naftë në vit, atëherë fermeri do të blejë vetëm 100 litra dhe 100 të tjera do t’i marrë falas.

“50% të vlerës së 200 litërshit do ta marrë pa Lekë. 100 litra do t’i marrë pa Lekë”.

Që të përfitosh nga kjo skemë duhet të kesh një NIPT të regjistruar, më pas do të deklarosh online madhësinë e tokës, bashkë me pronësinë e saj ose kontratën e qirasë si dhe kulturën që mbjell. Agjencitë bujqësore rajonale do t’i japin fermerit një dokument të gjelbër më pas, për të përfituar gjysmën e sasisë së naftës pa para, të cilën mund ta tërheqin në çdo pikë karburanti.

“Fermeri do ta marrë kartën vetë, do të shkojë te karburanti, do ta marrë. Në dashtë e hedh te mjeti i tij për shërbimet që do të bëjë, në dashtë me zetorin shkon atje dhe karburantin ia hedh mjetit për të bërë shërbimet e tij”.

Për të shmangur abuzimet, kontrolli i autoriteteve do të përqëndrohet te niptet që do të hapen të reja, pasi aktualisht fermerët e regjistruar njihen nga agjencitë bujqësore. Nëse do të konstatohet abuzim, atëherë fermeri do të përjashtohet për një periudhë disa vjeçare nga skema dhe përfitimi i subvencioneve.

Qeveria përllogarit që me futjen e kësaj skeme, numri i fermerëve që do të jenë formalë të arrijë 80 mijë, ndërsa efekti që do të ketë në buxhet heqja e këtyre taksave do të arrijë në 10 milionë Euro në vit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0