Suksesi i vaksinës së Oksfordit erdhi falë një gabimi - Business Magazine Albania

Suksesi i vaksinës së Oksfordit erdhi falë një gabimi

Një gabim dozimi nga hulumtuesit e Universitetit të Oksfordit dhe Astra Zeneca-s duket se shtoi shanset e suksesit të vaksinës së saj, sepse çoi në një rritje të efektivitetit ndaj koronavirusit. Kreu i kërkimit të AstraZeneca-s, Mene Pangalos foli për një aksident fatlum. Sipas tij, vullnetarët pjesëmarrës në studimin që u zhvillua në Mbretërinë e Bashkuar, Brazil dhe Afrikën e Jugut, pritej të merrnin dy doza të plota të vaksinës. Një grupi tjetër iu dha Placebo, apo vaksinë e rreme.

Në fund, rezultatet e të dy grupeve verifikohen për të parë ndryshimin. Por kur vullnetarët e grupit të vaksinës raportuan efekte shumë më të lehta nga sa pritej si pak lodhje, ndonjë dhimbje koke e krahu, u zbulua se atyre u ishte dhënë padashje gjysma e dozës. Sipas Pangalos, verifikimet treguan se pikërisht te personat që merrnin gjysmë doze fillimisht dhe një dozë të plotë një javë më vonë, vaksina funksiononte në masën 90%. Ndërsa tek ata që merrnin dy doza të plota, efikasiteti ishte vetëm 62%.

LEXO: Zbulohet vaksina e parë që ofron 90% mbrojtje nga Covid-19

Shpjegimi është se vaksina përdor një adenovirus të padëmshëm për të përcjellë material gjenetik që e mashtron trupin e njeriut, duke e nxituar të prodhojë proteina të njohura si antigjene që gjenden normalisht në sipërfaqen e koronavirusit, çka ndihmon sistemin imunitar të reagojë. Me sa duket, një gjysmë doze në fillim jep alarmin dhe nxit përgatitjen e trupit, ndërsa doza e plotë më vonë bën që sistemi imunitar të vihet në punë me të gjithë forcën.

NYPOST

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0