Twitter emëron hakerin e famshëm si shef të sigurisë - Business Magazine Albania

Twitter emëron hakerin e famshëm si shef të sigurisë

Rrjeti social Twitter, i ekspozuar ndaj kërcënimeve serioze të sigurisë, ka punësuar një nga hakerët më të famshëm në botë për të zgjidhur problemet, nga gabimet inxhinierike deri në përhapjen e dezinformatave. Kompania emëroi Peiter Zatko-n, i njohur me pseudonimin Mudge, në pozicionin e shefit të sigurisë dhe i dha kompetenca të gjera për të rekomanduar ndryshime në strukturë dhe praktikë. Zatko do të raportojë te drejtori ekzekutiv i Twitter Jack Dorsey dhe pritet të marrë drejtimin pas një analize që do të zgjasë deri në 60 ditë. Zatko njoftoi se ai do të shqyrtojë “sigurinë e informacionit, integritetin e faqes në rrjet, sigurinë fizike, integritetin e platformës dhe pjesën inxhinierike”.

Karriera ‘’misterioze’’  e Zatko filloi në vitet 1990 kur drejtoi një mision konfidencial për një kompani që kishte kontratë me qeverinë dhe ishte udhëheqësi i Kultit të Lopës së Vdekur, një grup hakerësh të famshëm për hakimin e Windows për të bërë që Microsoft të përmirësonte sigurinë. Gjatë karrierës, Zatko punoi në projekte speciale të Google dhe mbikëqyri shpërndarjen e projekteve të sigurisë kibernetike në Agjencinë e Avancuar të Projekteve dhe Projekteve të Pentagonit (DARPA). “Nuk e di nëse dikush mund të rregullojë sigurinë e Twitter, por ai do të ishte në krye të listës time”, tha Dan Kaufman, i cili ishte mbikëqyrësi i Zatko në DARPA dhe tani kryeson divizionin e produkteve të Google.

Twitter përballet me një numër sfidash të sigurisë. Një vit më parë, qeveria amerikane akuzoi dy shkencëtarë informatikë për spiunim për Arabinë Saudite ndërsa punonin për Twitter, duke dërguar informacione private në lidhje me kundërshtarët e regjimit.

LEXO: Kongresi dëshiron të ndryshojë Facebook, Twitter dhe YouTube në mënyrën e funksionimit të tyre

Në korrik, një grup hakerësh të rinj mashtruan punonjësit e kompanisë, duke patur akses në sistemin e brendshëm, duke ndryshuar të dhënat e kandidatit të atëhershëm për president Joe Biden, themeluesit të Microsoft Bill Gates dhe pronarit të Tesla, Elon Musk. Zatko gjithashtu deklaroi se dëshiron të përmirësojë komunikimin publik në Twitter. Ai vlerësoi lëvizjet e fundit të kompanisë për t’i bërë përdoruesit të komentojnë në vend të thjesht “retweet”. Hapi tjetër do të ishte që njerëzit të kuptojnë bisedën përpara se të përfshihen në të, tha ai.

CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0