Bëhu pjesë dhe ti! Studimi më i madh Global i Talenteve për vitin 2020 - Business Magazine Albania

Bëhu pjesë dhe ti! Studimi më i madh Global i Talenteve për vitin 2020

Talente

Pas studimit të kryer me sukses gjatë vitit 2018, ku morën pjesë 366,000 njerëz nga 197 shtete, duapune.com në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë Boston Consulting Group – BCG (bcg.com) dhe The Network (the-network.com), vjen sërish si partner lokal për Shqipërinë dhe Kosovën në Studimin më të madh Global të Talenteve për vitin 2020.

Boston Consulting Group – BCG është një nga kompanitë konsulente më të mëdha në botë, ndërsa The Network është rrjeti global që mundëson zgjidhje për të gjitha nevojat ndërkombëtare të punësimit. Pjesë e The Network janë më shumë se 130 rekrutues lokal të cilët përfaqësojnë edhe portalet kryesore të punës në botë.

Synimi i këtij studimi është dokumentimi i evolucionit të vazhdueshëm të punës dhe evidentimi i tendencave e punësimit në mbarë botën.

Punësimi Global në 2020? Cilët janë destionacionet më të preferuar për punësim? Si kanë ndryshuar tendencat e punësimit?

Në sajë të këtij studimi do të bëhet e mundur të përcaktohen cilat janë vendet apo destinacionet më të preferuara ose jo për punësim dhe cilët janë faktorët që ndikojnë në këto preferenca.

Na tregoni rreth preferencave tuaja të punësimit dhe lëvizshmërisë dhe zbuloni profilin tuaj personal të talentit me rekomandime të vlefshme duke plotësuar këtë sondazh!

Lexo: Ministri Shalsi: startupet do të kenë struktura mbështetëse dhe lehtësi

Këto njohuri do të na mundësojnë të kuptojmë më mirë preferencat tuaja në karrierë dhe të informojmë rekrutuesit se çfarë është e rëndësishme për kandidatët për punësim në të ardhmen.

Duke vlerësuar kohën dhe angazhimin tuaj për të qenë pjesë e këtij studimi global ju ftojmë të klikoni këtu:

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0