Manastirliu: Testi i antigenit falas për qytetarët, Shqipëria mes 180 vendeve që do marrë vaksinën nga Pfizer - Business Magazine Albania

Manastirliu: Testi i antigenit falas për qytetarët, Shqipëria mes 180 vendeve që do marrë vaksinën nga Pfizer

Duke shpjeguar një ditë para hyrjes në fuqi, masat e reja kufizuese, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shpjegoi edhe mënyrën se si do të bëhen testet e shpejta të antigenit. Manastirliu tha se gjithçka është miratuar dje nga Komiteti Teknik i Ekspertëve; në formën e një udhëzimi për mënyrën e realizimit të testimit. Do të ketë një strukturë të përcaktuar që në fillimet e këtyre testimeve do të kryejë këtë testim të shpejtë, që do t’u ngarkohet njësive vendore të kujdesit shëndetësor.

“Ne jemi duke shtuar edhe epidemiologët, të cilët në bashkëpunim me mjekët e familjes do të bëjnë vlerësimin e atyre kategorive që do të bëjnë testimin, në testimet e antigenit dhe sigurisht që do të ketë një skemë se si do të veprohet dhe kush do t’i bëjë këto teste. Nuk do të përjashtohet bërja e testit PCR, ndërkohë këto do të jenë teste që kanë disa klastera të përcaktuara se kush do t’i bëjë,” u shpreh Ministrja. Gjithashtu bëhet me dije se testi i antigenit në vendin tonë do të jetë falas për qytetarët. Manastirliu tha gjithashtu se Shqipëria është mes 180 vendeve që do marrë e para vaksinën 90% të sigurt nga Pfizer.

LEXO: Zbulohet vaksina e parë që ofron 90% mbrojtje nga Covid-19

“Sapo të jetë e disponueshme në treg do ta aksesojmë. Do ketë më shumë se 2 miliard doza deri në 2021. Nuk e kemi datën e saktë, por sapo të jenë gati rëndësi ka që ne jemi gati ta marrim. Paralelisht do merret edhe masa për sigurimin e zinxhirit ftohës. Do garantohet edhe mënyra e transportit. Për grupet e riskuara do jetë falas. Do të ketë një strategji për shpërndarjen e vaksinës dhe mbulimin financiar të saj. Kemi parapaguar 3,9 milionë dollarë për të,” u shpreh Ministrja.

Testi i antigenit kërkon proteina të virusit dhe duhet të përdoret nga pacientët brenda shtatë ditëve fillimi i simptomave. Testi i shpejtë përdor teknologjinë e rrjedhës anësore, gjë që është deri diku e njëjtë me testet e shtatzënisë.  Testet e reja bëhen nga profesionistë dhe nuk do të shiten direkt tek konsumatorët për përdorim në shtëpi. Këto teste deri më tani ka arritur t’i prodhojë kompania Abbot e cila më herët ka deklaruar se  kërkesa për teste të shpejta të antigjenit dhe makinat që i drejtojnë ato tejkalojnë kapacitetet e prodhuesit. Kompania ka përcaktuar se testi është 97% i sigurt. Testet e shpejta të antigjenit në përgjithësi mendohet se janë më pak të ndjeshme sesa testet laboratorike PCR.

Në fund të shtatorit, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se një test që mund ta diagnostikojë saktë koronavirusin brenda pak minutash, do ta zgjerojë në mënyrë dramatike testimin në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Sipas OBSH, testi prej 5 dollarësh mund ta transformojë gjurmimin e koronavirusit në vendet më pak të pasura, që kanë mungesa të punëtorëve të kujdesit shëndetësor dhe të laboratorëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0