9 shprehje nga Princeshë Diana që do ju motivojnë të jeni një person më i mirë - Business Magazine Albania

9 shprehje nga Princeshë Diana që do ju motivojnë të jeni një person më i mirë


“Princesha e Popullit” e përdori fuqinë dhe popullaritetin e saj për të ndihmuar të tjerët.

Përmes ndjeshmërisë, dhembshurisë dhe mirësisë Princeshë Diana fitoi zemrat e njerëzve në mbarë botën. Kjo është arsyeja pse princesha e Uellsit njihej shpesh si “Princesha e Popullit”.

Nga mirësjellja tek guximi BusinessMag ju sjell 9 shprehjet e Princeshë Diana që do t’ju bëjnë një person më të mirë.

“Unë nuk i ndjek rregullat e sundimit… Unë drejtoj me zemër, jo me mendje.”

“Të gjithë duhet të vlerësohet. Çdo njëri prej nesh ka potencialin që të japë diçka në shkëmbim.”

“Bëni një akt mirësie, pa pritur për shpërblim, e sigurtë që një ditë dikush mund të bëjë të njëjtën gjë për ju.”

“Më pëlqen të jem një shpirt i lirë. Disave nuk u pëlqen kjo, por kjo është mënyra se si unë jam.”

“Dy gjëra qëndrojnë si guri: Mirësia në vështirësitë e tjetrit, kurajoja në vështirësitë tuaja.”

“Secili prej nesh duhet të tregojë sa na intereson njëri-tjetri dhe gjatë këtij procesi duhet të kujdesemi për veten tonë.”  

“Njerëzit mendojnë se në fund të ditës një njeri është përgjigjja e vetme. Në të vërtetë, një punë që të përmbush është më e mirë për mua.”

“Bëni vetëm atë që ju thotë zemra juaj.”

“Jeta është thjesht një udhëtim.”

burimi: Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0