A jeni ju njëri prej këtyre njerëzve? Këtu janë 9 shenja të mbështetura nga shkenca që ju nuk po i jepni vetes merita aq sa duhet për inteligjencën tuaj:
- Ju jeni kreativë
Kreativitet do të thotë që mendoni në mënyrë fleksibël.
Dr. Katie Davis, një neuropsikolog klinik, tha për Business Insider se kreativiteti është një shenjë përcaktuese e inteligjencës sepse kërkon të mendosh në mënyrë fleksibël dhe kërkon aftësinë për të zhvendosur dhe ndryshuar modelet e të menduarit nga njëra anë në tjetrën.
Unë kam takuar shumë njerëz që punojnë në agjenci kreative të reklamave – ata janë disa nga njerëzit më të zgjuar. Unë shpesh mendoja pas një prezantimi të shkëlqyeshëm të një fushate, “Truri i tyre punon ndryshe”.
- Ju jeni të çrregullt
Grupet në mjediset e trazuara kanë idetë më interesante.
Kathleen Vohs nga Universiteti i Minesotës thotë se sa më të rrëmujshëm që jeni, aq më të mençur jeni.
- Ju jeni kureshtarë
Dëshira për të mësuar më shumë është një tipar i përbashkët i njerëzve inteligjentë.
Një studim i Universitetit Goldsmiths në Londër zbuloi se “si njerëzit investojnë kohën dhe përpjekjet në intelektin e tyre” luan një rol të madh në rritjen e tyre kognitive.
Por, nuk është vetëm mësimi që të bën më të mençur. Dëshira të mësosh më shumë, është një faktor, tipar i zakonshëm te njerëzit inteligjentë.
Një hulumtim i Psikologjisë nga Gjeorgjia Tech gjithashtu tregoi se njerëzit me kureshtje të lartë janë më tolerantë ndaj dykuptimësisë, gjë që kërkon një stil të sofistikuar të të menduarit.
- Ju flisni me veten
Njerëzit që flasin me veten mund të përqendrohen më shumë dhe të punojnë më mirë.
Jo, nuk është një shenjë që je i çmendur – vetëm e kundërta. Një studim i psikologëve Paloma Mari-Beffa dhe Alexander Kirkham të Universitetit Bangor tregoi se të folurit me veten përmirëson vetëkontrollin, një formë e rëndësishme e inteligjencës.
Kjo është arsyeja pse shumë atletë profesionistë flasin me zë të lartë gjatë lojës. Gjë që na sjell te në shenjë tjetër.
- Ju keni vetë-kontroll të lartë
Nëse mund të presësh dhe t’u rezistosh vendimeve impulsive, ndoshta je mjaft inteligjent.
Nëse e ushtroni vetëkontrollin duke folur me veten me zë të lartë ose vetëm duke e dëshiruar atë, kjo është një shenjë e inteligjencës. Një studim psikologjik i vitit 2009 nga Universiteti Yale u dha pjesëmarrësve teste të Inteligjencës dhe u ofroi atyre shpërblim në para që mund t’i merrnin menjëherë ose më vonë (për një shumë më të lartë). Ata që zgjodhin të presin gjithashtu kishin rezultate më të larta të IQ, duke treguar se rezistimi ndaj marrjes së vendimeve impulsive dhe gjykimi i opsioneve lidhet me inteligjencën.
- Ju nuk e keni problem të rrini vetëm
Nëse nuk jeni vazhdimisht në nevojë për të qëndruar me të tjerët, kjo është një shenjë e inteligjencës. Një studim i botuar në “Gazetën Britanike të Psikologjisë” tregoi një lidhje mes kënaqësisë e të qëndruarit i vetëm dhe inteligjencës. Unë e shfrytëzoj kohën kur jam vetëm për të menduar dhe planifikuar, gjë që përforcon vetëkontrollin (shenja nr.5).
- Ju jeni i qeshur
Një studim i vitit 2011 i psikologjisë në Universitetin New Mexico zbuloi se komedianët profesionistë kishin inteligjencë verbale më të lartë. Disa nga njerëzit më të zgjuar që unë njoh kanë një zgjuarsi të mprehtë dhe një sens humori.
- Ju jeni mendjehapur
Një studim i psikologjisë në Universitetin Yale më 2008 tregoi se njerëzit inteligjentë kanë tendencë të qëndrojnë me mendje të hapur ndaj pikëpamjeve të të tjerëve. Kjo nuk do të thotë se ata janë të paqëndrueshëm, megjithëse studimi tregoi se njerëzit me mendje të hapur kanë më shumë gjasa të jenë të sigurt për mendimin e tyre dhe nuk manipulohen lehtë.
- Nuk jeni të bindur se jeni shumë të zgjuar
Nëse i kupton kufizimet e tua, je më i uritur të mësosh.
Psikologët zbuluan se njerëzit që janë më pak kompetentë vazhdimisht i mbivlerësojnë aftësitë e tyre mendore, ndërsa njerëzit inteligjentë janë shumë më të vetëdijshëm për kufizimet e tyre.
Dhe duke i ditur kufizimet tuaja ju jeni më të uritur për të mësuar më shumë, gjë që ju bën më të zgjuar (shenja nr. 3). Siç ka thënë Shakespeare, “Budallai mendon se është i urtë, por njeriu i urtë e di se është budalla.”
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.