9 pacientë me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 998. 79 përqind e të infektuarve ose 789 prej tyre janë shëruar.
Marjeta Dervishi, nga ISHP bëri me dije se të infektuarit e rinj janë përkatësisht 5 në Tiranë, 3 në Durrës dhe 1 në Shkodër. Të gjithë të infektuarit e rinj janë raste kontakti të pacientëve të mëparshëm.
Në 24 orët e fundit 6 persona janë shëruar nga pandemia e koronavirusit. Pas më shumë se 3 javësh pa humbje jete nga COVID19, gjatë mbrëmjes së kaluar ka ndërruar jetë një 64-vjeçare nga Tirana, e cila vuante nga limfoma e trurit.
Gjatë 24 orëve janë testuar 146 qytetarë të dyshuar, ndërsa që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 14 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 998 të infektuar,
– 32 viktima;
– 789 të shëruar,
– 177 të infektuar aktivë;
Në spitalin e Infektivit, COVID-1 aktualisht po marrin shërbim 15 pacientë, ku 4 janë në terapi intensive.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 24 maj është:
– Tiranë, 60 pacientë aktivë,
– Durrës, 53 pacientë aktiv,
– Krujë, 27 pacientë aktivë,
– Shkodër, 11 pacientë aktivë,
– Berat, 10 pacientë aktivë,
– Kamëz, 9 pacientë aktivë,
– Fier, 4 pacientë aktivë,
– Elbasan, 1 pacient aktivë,
– Mirditë, 1 pacient aktiv,
– Korçë, 1 pacient aktiv.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.