9 Libra që mund të lexoni këtë verë - Business Magazine Albania

9 Libra që mund të lexoni këtë verë


Vera ka ardhur dhe ditët e nxehta janë bërë pjesë e përditshmërisë sonë. E ndërsa fillojmë pushimet verore dhe sezonin e plazhit, është një mundësi e mirë që të kalojmë pak kohë duke lexuar. BusinessMag si çdo verë ju sjell disa sugjerime në lidhje me librat që mund të lexoni ndërsa shijoni detin, diellin, rërën apo edhe ndërsa keni kohë të lirë në shtëpi.

Lexoni: Libra n’plazh, titujt që sugjeron Bukinist

1. “Hipi” nga Paulo Coelho

Duke iu referuar përvojës së tij të pasur jetësore, Paulo Coelho na kthen pas në vite për të përjetuar sërish ëndrrën e një brezi që kërkonte paqe dhe guxonte të sfidonte rendin shoqëror të kohës. Nëse dëshiron të njohësh vetëveten, fillo të eksplorosh botën përreth teje.

2. “Jeta ime jo aq e përsosur” nga Sophie Kinsella

“Jeta ime jo aq e përsosur” është një komedi që luan me shumë zgjuarsi me temën e dukjes. Sa njerëz në botë përpiqen të japin një imazh të vetes që nuk përkon aspak me të vërtetën?

3. “Të bëhesh” nga Michelle Obama

Portreti intim dhe mresëlënës i zonjës së parë të SHBA-ve, e cila ka frymëzuar botën.

“Ka ende shumë gjëra që nuk i di për Amerikën, për jetën, për atë çka e ardhmja mund të të sjellë. Por njoh mirë veten time. Im atë, Fraser, më pati mësuar të punoj fort, të qesh shpesh dhe ta mbaj fjalën. Ime ëmë, Marian, më pati mësuar si të mendoj me kokën time dhe si ta përdor zërin tim. Së bashku, në apartamentin e tejmbushur të Anës Jugore të Çikagos, më ndihmuan të zbuloja vlerat në historinë tonë, në historinë time, në historinë më të madhe të Amerikës.

Edhe kur nuk është e bukur apo e përsosur. Edhe kur është më e vërtetë nga ç’do të doje të ishte. Historinë tënde e mbart me vete, do ta mbartësh gjithnjë me vete. Është diçka që duhet ta zotërosh tërësisht e të mos e harrosh kurrë.” – pjesë nga parathënia

4. “Pengesa është rrugëdalja” nga Ryan Holiday

“Një libër që çdo udhëheqës botëror i së ardhmes – dhe së tashmes – duhet ta mbajë tek koka e krevatit.”

5. “Plani B” nga Sheryl Sandberg, Adam Grant

Të gjithë ne, në një formë apo një tjetër, përjetojmë “Planin B”. Ky libër do të na ndihmojë që të përfitojmë sa më shumë prej tij.

Fragmente nga libri

1) “Lërmë të bie, nëse duhet të bie. Njeriu që do të bëhem, do të më ngrejë sërish në këmbë.”
2) Çdonjëri nga ne vlen shumë më tepër se gjëja më e keqe që ka bërë.
3) Forcën duhet ta kërkojmë thellë brenda vetes dhe te njerëzit më të afërt, te mbështetja e tyre. Atë e gjejmë te mirënjohja për të mirat që na ka sjellë jeta, por edhe te pranimi i vuajtjes. Mjafton të analizojmë se çfarë duhet të bëjmë që ta përballojmë dëshpërimin. Nganjëherë, nuk jemi dhe aq të aftë për ta bërë këtë. Herë të tjera ia dalim mbanë lehtësisht. Mësova se kur jeta na vë përfund, ne mund ta shkelmojmë dhe ta çajmë sipërfaqen e këtij fundi dhe të marrim frymë sërish.
4) Kur iu shmangesh ndjenjave, nuk do të thotë se po i mbron ato.
5) Ai që ka një arsye për të jetuar, mund të durojë pothuajse gjithçka.
6) Kur na mbyllet një derë lumturie, na hapet një tjetër; por shpesh ne i mbajmë sytë kaq gjatë tek ajo derë e mbyllur, sa nuk e shohim këtë të renë që na është hapur përpara.

6. “Fillo me pse” nga Simon Sineku

Një libër për mënyrën sesi udhëheqësit e mëdhenj frymëzojnë këdo që të veprojë. Një bestseller absolut, i cili do të vijë në ndihmë për të përsosur komunikimin dhe për të arritur suksese në jetë.

7. “Përgjigje të shkurtra për pyetjet madhore” nga Stephen Hawking

Ky është libri i fundit i Stephen Hawking, – gjeniut të rrallë të kohës tonë, i cili u nda nga jeta vitin e kaluar: Gjithëpërfshirës, stimulues nga ana intelektuale, i argumentuar me pasion dhe i mbushur me humorin e tij karakteristik, kjo mendje rrallë jep përgjigje për pyetje të tilla si:

  • A ekziston zoti?
  • Si filloi gjithçka?
  • Ka forma të tjera të jetës inteligjente në univers?
  • Mund ta parashikojmë të ardhmen?
  • Çfarë ka brenda një vrime të zezë?
  • Është i mundur udhëtimi në kohë?
  • Do të mbijetojmë në tokë
  • Duhet ta kolonizojmë hapësirën?
  • Do të na tejkalojë inteligjenca artificiale?
  • Si mund ta formësojmë të ardhmen?

8. “Presidenti është zhdukur” nga Bill Klinton, James Patterson

Presidenti zhduket. E gjithë bota është tronditur. Por, arsyeja pse ai është i zhdukur është shumë më e rëndë nga se ç’mund të imagjinohet. Me detaje që vetëm një president si Bill Klinton mund t’i dijë dhe me një lloj ankthi që vetëm James Patterson mund ta transmetojë. Ky libër është thrilleri më intrigues dhe më mbresëlënës ndër vite.

9. “Origjina” nga Dan Brown

Kushdo të jeni:
Çdarëdo të besoni:
Gjithçka është gati të ndryshojë.

“Origjina” është jashtëzakonisht krijues – romani më i shkëlqyer dhe më zbavitës i Dan Brown deri më sot.

Këto libra dhe më shumë mund t’i gjeni të shqipëruara në Bukinist.al

Lexoni: Si të bëhesh një regjizor i mirë i jetës tënde

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0