9 kompani akuzohen per mashtrim te TVSH-se - Business Magazine Albania

9 kompani akuzohen per mashtrim te TVSH-se


Prokuroria e Tiranes ka perfunduar hetimet dhe ka derguar per gjykim çeshtjen e 9 kompanive tregtare, qe kishin realizuar nje skeme mashtrimi me TVSH-ne.

Jane 14 administratore, qe jane vene nen akuze, dhe do te perballen me procesin gjyqesor. Sipas Prokurorise, demi qe i kishin shkaktuar shtetit keto kompani shkon ne 26 milione euro.

Skandali ishte zbuluar dhe denoncuar nga Drejtoria e Tatimeve. Kompanite e vena nen akuze realizon operacione fiktive tregtie dhe perfitonin rimbursime te Tatimit mbi Vleren e Shtuar nga shteti.

Sipas hetimit, subjektet jane te regjistruara si ne QKR, ashtu edhe ne Tatime ne menyre fiktive, vetem per te terhequr blloqet me fatura TVSH-je ne Drejtorite Rajonale te Tatimeve dhe perdorimin e ketyre blloqeve, duke leshuar fatura shitjeje me TVSH fiktive, per shitje skrapi.

Keto kompani benin vetem leshim te fatures tatimore te shitjes, per efekt te kreditimit te TVSH-se, pa derguar ne fakt mallin. Kater prej administratoreve jane ne gjendje “arresti ne burg”, tete te tjere jane ne “arrest shtepie” ose “detyrim paraqitjeje”, pasi gjykata ndryshoi masen e sigurise, ndersa dy jane “hetuar ne mungese”. / Top Channel

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0