9 këshilla për një udhëtim më të sigurt e të këndshëm - Business Magazine Albania

9 këshilla për një udhëtim më të sigurt e të këndshëm


Fundi i vitit, ditët e festive dhe ditët tuaja të pushimit mund të rrisin shanset e udhëtimit jashtë qytetit, ose jashtë vendit. Mes festës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, ju sjellim disa këshilla që mund t’jua përmirësojnë përvojën tuaj të rrugëtimit, nëse vendosni t’i aplikoni.

Vendosni tani shpejt 
Nëse nuk keni planifikuar ende, nuk ka kohë. Disa ditë ju duhen për t’u përgatitur, por të njoftuar të afërmit apo miqtë që ju presin, e mbi të gjitha për të prenotuar nëse do të akomodoheni në hotel. Është emocionuese të hipësh në makinë dhe të vozitësh. Pushimet tuaja shikohen më mirë kur e keni idenë se ku po shkoni dhe çfarë ju pret. Por përfitoni të eksploroni në ndalesa dhe në destinacionin tuaj për të vizituar qytete të vjetra. Asnjëherë nuk e dini se çfarë mund të zbuloni. Fleksibiliteti është arsyeja kryesore për të bërë një udhëtim rrugor.

Argëtohuni në makinë
Për një udhëtim të këndshëm, shkarkoni muzikë. Muzika ju ndihmon të përfshiheni në ritëm edhe pse të ulur në sediljen tuaj. Me pak fjalë, festën mund ta nisni në që në makinë, me këngë të bukura.

Përzgjidheni vendin para se të ndaloni
Udhëtimi më i mirë rrugor është ai që përfundon i sigurt. Ndaj sigurohuni të jeni të mirë informuar për ndalesën që do të bëni, dhe mbi të gjitha për destinacionin përfunditar të udhëtimit.

Udhëtoni me mjete sa më të sigurta
Kujdesuni që mjeti të jetë kontrolluar dhe ju të shijoni udhëtimin në kushte komode. Ndaj kaloni tek mekaniku para se të niseni, për një kontroll të përgjithshëm. Tregojini mekanikut që do të udhëtoni me makinë një javë dhe shihni cilat janë sugjerimet e tij për sigurinë dhe mirëmbajtjen.

Lexo: 10 këshilla se si të bëni më të lehtë udhëtimin tuaj të biznesit

Qëndroni të përgatitur
E vetmja gjë që ju duhet në një udhëtim me makinë është një hartë. Në rast emergjence në rrugë, furnizimet dhe pajisjet do të jenë gjithashtu të nevojshme. Paketat e ndihmës së parë, pajisjet GPS të duhet t’i keni gjithmonë me vete.

Ndërroni shoferët
Qëndroni vigjilent duke ndërruar shoferët çdo disa orë, në mënyrë që të mbuloni më shumë terren dhe të bëni më pak gabime. Në rastet kur kjo është e pamundur, pra askush tjetër nuk nget makinën, sugjerohet të bëni më shumë pushime.

Mos bini pre e mashtrimeve
Në udhëtimin tuaj ju mund të hasni njerëz jo të besueshëm.  Gjithmonë bëni kujdes, jo çdo person që do të takoni do të jetë i besueshëm. Së pari, mos merrni shumë para me vete. Ideja që ju mund të keni para me vete, rrit rrezikun gjatë një rrugëtimi.

Merrni masat për shpenzimet e nevojshme
Ju mund të përfundoni duke shpenzuar dy herë më shumë se sa keni planifikuar. Ndaj, keni nevojë për të kursyer një shumë të konsiderueshme parash. Të kesh një buxhet shtesë më shumë nga se keni parashikuar, ndoshta është më e mira që duhet të bëni.

Shmangni veshjet e shumta
Asnjëherë nuk duhet të paketoni shumë rroba sepse mund të blini gjëra të reja gjatë udhëtimit. Merrni vetëm pak nga rrobat tuaja të preferuara. Keni shkuar për të eksploruar jo për të treguar garderobën. sigurohuni të merrni me vete veshje të ngrohta. Ndërkohë, shmangni blerjen e gjërave që nuk keni nevojë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0