Ju nuk keni nevojë të jeni një fans i Taylor Swift për të admiruar sukseset e saj strategjike në industrinë e muzikës. Edhe një vështrim modest në rrugëtimin e ikonës 34-vjeçare të pop-it zbulon mprehtësinë e procesit të biznesit dhe planifikimin strategjik të nivelit të lartë – në vlerën totale neto prej 1.1 miliardë dollarësh që nga tetori 2023, sipas Bloomberg. Ajo është një frymëzim për sipërmarrësit që kërkojnë të lënë gjurmë në një sektor konkurrues dhe gjithnjë në ndryshim ngjashëm si muzika.
Në këtë artikull gjeni tetë strategji të pagabueshme të Taylor Swift që mund t’i ripërdorni në punën tuaj si lider në biznese të sektorit të teknologjisë:
Këmbëngulni fort për vlerat dhe të drejtat tuaja
Swift mbajti një qëndrim të guximshëm kundër modelit “freemium” të Spotify dhe politikës së hershme të Apple Music, duke theksuar të drejtat e artistëve. Ekzekutivët e teknologjisë, gjithashtu, mund të këmngulin dhe avancojnë vlerat dhe të drejtat e tyre thelbësore, edhe nëse kjo do të thotë të shkojnë kundër gjigantëve të industrisë. Veprimet mund të përfshijnë advokimin për praktika më të drejta, të folurit dhe shkrimin për të theksuar rëndësinë e privatësisë së të dhënave ose sigurimin e kompensimit të barabartë për krijuesit në platformat dixhitale. Duke vepruar kështu, jo vetëm që përforcon markën tuaj dhe integritetin e saj në treg, por gjithashtu ka kapacitetin për të nxitur ndryshime të rëndësishme dhe për të krijuar një impakt.
Zotëroni kontrollin dhe të drejtat e autorit të punës tuaj
Swift ri-regjistroi në mënyrë të bujshme gjashtë albumet e saj të para në mënyrë që të rifitonte pronësinë e tyre – një lëvizje pioniere. Për njerëzit në anën e teknologjisë, është gjithashtu e rëndësishme të theksohet kontrolli dhe pronësia e pronës intelektuale.
Pra, siguroni patentat e produkteve, mbani kontrollin e kodit burimor të softuerit tuaj dhe më pas vazhdoni dhe inovoni me guxim në dizajnimin e produktita shërbimit tuaj. Kjo shkallë e pronësisë ka përfitimet e saj të dukshme afatgjata dhe shërben gjithashtu si një mbrojtje kundër praktikave të padrejta që mund të cënojnë në të ardhme zhvillimin e sipërmarrjes ose produktit tuaj.
Krijoni pika të shumta kontakti
Swift shkëlqen si në transmetim ashtu edhe në shitjet fizike, duke balancuar vazhdimisht praninë dixhitale dhe produktet e prekshme. Në mënyrë të ngjashme, sipërmarrësit e teknologjisë nuk duhet të vendosin gjith çfarë ofrojnë në një formë të vetme, por të synojnë një prani në platforma të ndryshme. Keni zhvilluar një aplikacion ueb? Epo tani mbase është koha të krijoni edhe një version aplikacioni celular. Bëni produkte fizike? Konsideroni të ofroni një produkt dixhital që mund të funksionojë së bashku me ato fizike. Dhe po, kjo do të kërkojë më shumë kohë, para dhe burime, por gjithashtu do të zgjerojë shtrirjen dhe qëndrueshmërinë tuaj në treg.
Angazhimi me komunitetin ndjekës
Swift konsiderohet një gjeni në angazhimin e fansave, duke përdorur mediat sociale dhe ndërveprimet personale për të ndërtuar dhe ushqyer një komunitet që duket vazhdimisht në kontakt me të në një formë ose në një tjetër. Sipërmarrësit e teknologjisë mund të shfrytëzojnë gjithashtu mediat sociale, forumet dhe kanalet e drejtpërdrejta të reagimit dhe ndërveprimit për t’u lidhur me përdoruesit. Nëse nuk e keni bërë tashmë, përfshihuni në diskutime për personalizimin e mëtejshëm të përvojës së përdoruesve për të ndërtuar një komunitet më të gjerë — për të nxitur besnikërinë dhe për të përmirësuar ndjesinë e përkatësisë në markën tuaj dhe reputacionin e saj.
Angazhohuni në marketing eksperimental
Fituesja 12 herë e çmimit Grammy ka vendosur gjithashtu standarde të reja në muzikën live, më së fundi evidente në inxhinierinë skenike dhe prodhimin e Eras Tour, së bashku me filmin koncert.
Sipërmarrësit e teknologjisë, veçanërisht ata me një buxhet të konsiderueshëm marketingu, e dinë shumë mirë se marketingu eksperiemntal mund të jetë një ndryshim tërësor i lojës. Pra, kur është e mundur, përpiquni të gjeni mënyra për të ofruar demonstrime interaktive të produkteve ose përvoja dinamike të realitetit virtual. Ju gjithashtu mund të organizoni ngjarje të industrisë si panele për përvoja të paharrueshme të audiencës tuaj që janë relativisht të lehta për t’u ekzekutuar.
Lexo edhe: Gjithçka rreth 5G-së dhe Revolucionit të 4rt Industrial që pritet të shkaktojë
Punoni me synim për t’u bërë një ndryshim-bërës
Procesi i para-shitjes së biletave të Eras Tour synohej të ishte i hapur vetëm për fansat e verifikuar të Swift, por pati më më shumë se 14 milionë rregjistrues duke u përpjekur t’i rezervonin ato përfshirë këtu edhe qindra robotë pra rregjistrues artificial të rremë gjë që çoi në një mosmarrëveshje publike midis këngëtares dhe Ticketmaster. Rezultati ishte një reformë e rëndësishme në blerjen e biletave të koncerteve në përgjithësi, e cila forcoi më tej reputacionin e saj për formimin e praktikave të dobishme dhe ndihmuese të biznesit.
Shumica e sipërmarrësve të teknologjisë mund të preferojnë të punojnë nën radar për të inkurajuar përmirësime, kur në fakt janë ata që mund të kryesojnë reformat – të mbrojnë politika më të mira të brendshme, të bashkëpunojnë në ndjekjen e rregullave/ligjeve më të drejta dhe të modifikojnë produktet për të zgjidhur më mirë problemet në mbarë industrinë.
Jini fleksibël
Swift njihet për një tranzicion të pandërprerë në zhanret e muzikës – përshtatshmëri që e mban atë interesante për fansat dhe për publikun e gjerë. Ashtu si ndryshueshmëria e industrisë së muzikës, industria e teknologjisë po ecën shpejt dhe është gjithnjë në zhvillim. Si rezultat, sipërmarrësit e teknologjisë duhet të jenë po aq fleksibël, të gatshëm për t’iu përgjigjur tendencave të tregut dhe nevojave të pritshme të klientëve duke përshtatur në mënyrë të vazhduar produktet për grupe të zgjeruara përdoruesish, ndër strategjitë e tjera të tyre.
Ndërtoni një udhërrëfim tuajin
Baza e fansave të Swift-it ka ndjekur me kujdes evolucionin e markës së saj gjatë çdo faze të këngëtares dhe publikimeve të albumeve, nga statusi i saj i një të sapoardhure në Nashville në vitin 2006 deri tek kolosja e sotme e popit që ajo është. Nga perspektiva e marketingut, konsiderohet një strategji shumë e mirë. Sipërmarrësit e teknologjisë duhet gjithashtu të përqëndrohen në udhërrëfimin e tyre – të jenë jo hezitues në zhvillimin e marketingut të tyre për të rezonuar me audienca të ndryshme nëpërmjet markës dinamike vizuale dhe përmbajtjes bindëse në mediume të shumta. Tregimi i udhëtimit të sipërmarrjes tuaj nga pikënisja e tij deri në stadin ku është sot do t’ju ndihmojë në përmirësimin e lidhjes së audiencës tuaj me markën tuaj – dhe jo vetëm audiencës tuaj besnike por edhe asaj më të gjerë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.