8 ndryshime të vogla për të ndihmuar veten të ndiheni më mirë sot - Business Magazine Albania

8 ndryshime të vogla për të ndihmuar veten të ndiheni më mirë sot

8 ndryshime të vogla për të ndihmuar veten të ndiheni më mirë sot

Kur ndjehemi të lodhur, të zhgënjyer ose të mbingarkuar nga lajmet e vazhdueshme, shpesh mendojmë se duhet të riorganizojmë të gjithë jetën tonë dhe të bëjmë ndryshime drastike për të zgjidhur ngarkesën apo ngecjen që ndjejmë. Megjithatë, kur shumë gjëra janë jashtë kontrollit tonë, shkenca na tregon se ndryshimet e vogla ditore mund të përmirësojnë menjëherë humorin dhe energjinë tonë. Kur këto mikro zakone praktikohen me kalimin e kohës, ato mund të bëhen shtylla e rutinave të shëndetshme.

Të bazuara në shkencën e lidhjes, vetmisë, gjumit dhe lumturisë, mikrozakonet për të përmirësuar ndjenjat janë më të arritshme se sa mund të mendoni—me kusht që ato të mos zëvendësojnë kërkimin e ndihmës profesionale për shëndetin mendor.

Më poshtë gjeni tetë mënyra për të ndihmuar veten të ndihet më mirë:

 

       1. Bëj dush të ftohtë

Edhe pse mund të duket e pakëndshme në fillim, një dush i ftohtë ka shumë përfitime, përfshirë përmirësimin e humorit dhe vigjilencës, si dhe reduktimin e                inflamacionit. Fillimi i ditës me një dush të ftohtë mund t’ju ndihmojë të ndiheni më të qetë dhe të energjizuar.

      2. Inkurajon veten me pozitivitet dhe entuziazëm

Hulumtimet kanë treguar se afirmimet pozitive mund të aktivizojnë sistemin e shpërblimit të trurit dhe të reduktojnë stresin. Gjithashtu kjo është një                            këshillë nga gjimnastia olimpike Suni Lee, e cila aktualisht po konkuron në Lojërat Olimpike 2024. Para çdo gare, Lee përsërit këtë mantra prej 10 fjalësh:                   “Asgjë më shumë, asgjë më pak, sepse realiteti im është mjaftueshëm i mirë.”

“Më pëlqen të shkruaj fjalët kyçe, duke u përpjekur të mbaj mend ‘pse-të’ e mia, gjërat që duhet të mbaj mend kur garoj dhe gjëra të thjeshta si thënia e                          afirmimeve dhe të marr frymë, sepse kjo është diçka me të cilën kam vështirësi gjatë garave,” kishte thënë Lee më parë për Fortune.

Lexo edhe: 10 rregullat e arta për të jetuar shëndetshëm dhe sa më gjatë

        3. Ndrysho rrugën për në punë

Kur udhëtojmë për në punë, shpesh jemi në modalitetin e autopilotit, duke e bërë të lehtë të shpenzojmë kohën në internet në autobus ose të shqetësohemi                   për ditët dhe javët e ardhshme. Të njëjtat sinjale të semaforit, pamjet e dyqaneve në qoshe dhe ritmet e trafikut nuk na bëjnë më përshtypje.

Megjithatë, truri stimulohet nga risitë. Duke ndjekur një rrugë të re, mund të angazhoni shqisat tuaja dhe të shijoni momentin e tanishëm. Mund të shihni                   një grup fëmijësh që po ecin për në shkollë në rrugën përballë shtëpisë tuaj, një rrugicë që nuk keni kaluar më parë, dhe të ndaloni për një moment për të                     vlerësuar energjinë, optimizmin dhe humorin e tyre. Kur bëjmë diçka të re, truri ynë aktivizohet dhe bëhet më i vëmendshëm, duke na shpëtuar nga                               mbingarkesa që mund të na konsumojë kur jemi në modalitetin autopilot.

         4. Dediko 10 minuta cilësore në punë për të komunikuar dhe për tu lidhur me një koleg

Një studim i fundit ka zbuluar se 80% e grave ndihen të vetmuara për shkak të punës, dhe një në pesë të     moshuar nuk ka askënd për të telefonuar në rast                  nevoje. Epidemia e vetmisë po ndikon në të gjitha grupmoshat. Kur njerëzit kërkojnë kontakt dhe lidhje njerëzore,  edhe 10 minuta ndihmojnë dhe mund të                bëjnë një ndryshim të ndjeshëm, duke shtuar një rritje të gëzimit në ditën tuaj.

Ann Shoket, CEO e TheList, publikoi një sondazh më herët këtë vit ku zbuloi se vetëm 10 minuta për të lidhur kontakte në punë çdo ditë mund të                                    përmirësojë ndjeshëm rënien kombëtare të kontaktit dhe lidhjeve sociale.

Shpenzoni 10 minuta duke biseduar me një koleg, duke pyetur për promovimin e tij të fundit, pushimet ose hobin e tij. “Nuk ka të bëjë domosdoshmërisht                    me shkuarjen në festa për kontakt dhe lidhje sociale. Nuk janë domosdoshmërisht konferencat e mëdha dhe të shtrenjta,” tha Shoket për Fortune. “Këto                        zakone të vogla të përditshme të mbajtjes në kontakt përmes mesazheve, kalimi i kohës ‘tek e tek’ dhe thjesht ecja nëpër zyrë janë një mënyrë shumë të                          vlefshme për të zhvilluar lidhjet tuaja.”

Lexo edhe: Reflektim mbi demotivimin e punonjësve në kohët e sotme

  1.  Lexo një autobiografi

Kur jemi të mbërthyer nga shqetësimet dhe frikërat, të mësuarit për dështimet dhe sukseset e të tjerëve mund të na ndihmojë të vendosim stresorët                                aktualë në një këndvështrim ndryshe.

Jay Shetty, i cili është moderatori i podcast-it On Purpose dhe një lider në fushën e meditimit dhe vetëdijes, ende kujton mësimet nga autobiografitë e Martin              Luther King Jr., Dwyane “The Rock” Johnson dhe David Beckham që lexoi kur ishte adoleshent.

“Thjesht sjell nëpër mend të gjitha ato histori dhe mendoj për të gjitha sakrificat që janë bërë apo pengesat që ishin aty,” ka thënë Shetty më parë për                             Fortune. Pra, konsideroni të largoni telefonin dhe të merrni një libër për frymëzim të shpejtë gjatë ditës.

  1. Bëj diçka të rastësishme për 30 sekonda

Njësoj si ndjesia që merrni kur ndryshoni rrugën për në punë,  bërja e diçkaje të rastësishme mund të stimulojë trurin dhe të ndihmojë të ndiheni më të                         angazhuar në botën përreth jush. Për shembull Jay Shetty është zotuar të bëjë një veprim të rastësishëm çdo mëngjes, siç është hapja në një faqe të                                 rastësishme e një libri,  dëgjimi i një kënge të rastësishme nga playlista juaj, ose zgjedhja e rastësishme e dikujt në listën e kontakteve dhe mesazheve tuaja                   për  tu dërguar një mesazh.

“I kam dërguar mesazhe disa njerëzve të rastësishëm me të cilët nuk kam qenë në kontakt prej një kohe, dhe ka qenë shumë bukur të rinis lidhjet. Kam lexuar              faqe të librave që ndoshta nuk do të isha lexuar nëse do të përpiqesha të lexoja gjithë librin,” ka thënë Shetty më parë për Fortune. “Më pëlqen të përqafoj                      rastësinë.”

  1. Dërgoi një mesazh një të afërmi dhe thuaji që ke menduar për të

Mund të prioritizoni edhe lidhjet jashtë punës. A keni menduar për gjyshërit tuaj, kushëririn tuaj, ose tezen tuaj? Tregojuni atyre.

Në terma të thjeshtë, tregimi i historive na bashkon dhe shëron shpirtin. “Një nga faktorët mbrojtës në shëndetin dhe mirëqenien e komunitetit është                            kohezioni dhe lidhja sociale,” ka thënë Cío Hernández, PhD, terapist i licencuar për martesat dhe familjen, për Fortune. “Siguria dhe lidhja janë të                                  rëndësishme për ne si specie.”

Një mënyrë për të filluar kërkimin e historive dhe kujtimeve për të afërmit tuaj është të kontaktoni ata kur mendoni për ta,  ose të kërkoni të takoheni në                       telefon ose për një kafe.

  1. Shko në shtrat 15 minuta më herët sonte

Gjumi është një nga faktorët më të rëndësishëm në mirëqenien tonë të përgjithshme. Kur kemi mjaftueshëm cilësi dhe sasi të gjumit, ndjehemi më energjikë,               të angazhuar dhe të aftë për të rregulluar emocionet tona.

Të rriturit kanë nevojë për midis shtatë dhe nëntë orë gjumë natën për të ndjerë pushim të plotë, kështu që ndryshimi i kohës së gjumit tuaj me vetëm 15                       minuta dhe gradualisht deri në 30 minuta, mund të jetë i dobishëm  në arritjen e këtij qëllimi. Është thelbësor sepse cilësia e gjumit varet nga përshtatja e                     orarit të gjumit me orarin natyror të trupit, dhe gjumi më i thellë ndodh midis orës 10 të mbrëmjes dhe 2 të mëngjesit. Ekspertët e gjumit kanë thënë më parë             për Fortune se zakonet më të mira të gjumit mbahen kur bëhen në mënyrë të vogël dhe me kalimin e kohës pra duhet të jenë ndryshime graduale. Dr. Raj                     Dasgupta, një  shkencëtar i gjumit, ka theksuar gjithashtu një rutinë të qetësimit 30 deri në 60 minuta para gjumit për të qetësuar sistemin nervor.

 

Nëse zgjidhni një ose të gjitha këto ndryshime, përqendrohuni në atë që ju bën të ndiheni më mirë dhe integroni atë në ditën tuaj më shpesh.

 

 

 

 

 

 

 

fortune

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0