10 rregullat e arta për të jetuar shëndetshëm dhe sa më gjatë - Business Magazine Albania

10 rregullat e arta për të jetuar shëndetshëm dhe sa më gjatë

Rregullat e arta

Nga Suela Plaka, eksperte në edukim nutricional

Tashmë nuk ka dyshime: Ushqimi që hamë ka një rol  shumë të  rëndësishëm për  shëndetin tonë.

Sipas studimeve që kemi, ato janë arma më e fortë që kemi në dispozicion për parandalimin e shumë sëmundjeve si: diabeti, tumoret, obeziteti, sëmundjet e zemrës, tensioni i lartë, etj.

Këto sëmundje sot quhen “Sëmundjet e Mirëqenies”, sepse janë shumë të pranishme në vendet ekonomikisht të zhvilluara.

Ato vijnë si pasojë e një stili jetese jo të mirë dhe jo të shëndetshëm.

Stili i jetesës përfshin të gjitha aktivitetet që një person kryen në jetën e përditshme ( ushqimet qe konsumon, aktiviteti fizik, pirja e duhanit apo e alkolit).

10 rregullat janë:

Ushqimi

Të mbajmë peshen e trupit nën kontroll.

Të hamë sa më shpesh drithëra integrale, bishtaja, perime dhe fruta.

Kufizo konsumin e ushqimeve që kanë përbërje të lartë sheqeri dhe miellin e rafinuar.

Duhet reduktuar konsumimi i pijeve që përmbajnë sheqer (Fanta, ivi, caj…)

Evito konsumimin e mishrave të përpunuara (sallam, ëustel, etj.)

Kufizo konsumimin e mishit të kuq.

Kufizo ushqimet që përmbajnë shumë kripë.

Lexo: Pandemia dhe ndërgjegjësimi, shqiptarët lënë palestrat e fillojnë dietën

Kufizo konsumin e alkolit.

Praktiko aktivitet fizik të paktën 30 minuta në ditë.

Për më shumë këshilla vizitoni faqen e Instagram @suela_plaka.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0