Kur Ray Kroc u bë një agjent fanshize për Richard dhe Maurice McDonald në 1955-ën, dyshoj se ndonjëri do të priste që kompania do të bëhej një ‘monstër’ hamburgerash që ka më shumë se 35,000 dyqane në 119 shtete të ndryshme. Në fakt, ndonjë mund të mos jetë dakord që McDonald ka krijuar një nga modelet më të mëdha të biznesit për t’u ndjekur.
Këto 8 gjëra kanë çuar drejt dominancës globale të kompanisë McDonald:
1. Mbajtja e konsistencës
Nuk ka rëndësi se në çfarë vendi në botë ndodheni, mund të jeni të sigurtë që kur hyni në një dyqan McDonald’s do të keni një eksperiencë familjare në termat e menusë, mbështjelljes së ushqimit dhe dizajnit të ndërtesës. Në 1961-in Ray Kroc lançoi Universitetin e Hamburgerit si një shkollë trainimi që thekson “precedura opercaionale konsistente të restoranteve, shërbim, cilësi dhe pastërti.” Në ditët e sotme, franshizat hyjnë në këtë program për të mësuar dhe implementuar vizionin e Ray Kroc.
Studimet kanë treguar se këto lloj programesh jo vetëm që imponojnë konsistencën, por edhe mund të rrisin produktivitetin.
2. Stabilizoni prezencën e një brandi
McDonald’s ka bërë një punë të shkëlqyeshme duke bërë të pranishme brandin e saj. Por përtej sloganit “Harqeve të Arta” dhe “Po më pëlqen”, McDonald’s ka krijuar një eksperiencë emocionale që na sjell prapa në fëmijëri. Edhe pse e dimë se ekzistojnë produkte më të mira, shumica kanë një lidhje me McDonald’s që është gati e pathyeshme, arsyeja edhe pse dëgjoni shumë njerëz t’u shfaqin ‘dashurinë’ patateve të McDonald’s. Patatet kanë një pamje dhe shije që do t’i gjeni të njëjta në çdo vend të botës, nuk ka rëndësi se ku. Mund të keni besim për këtë.
Një prezencë e fortë marke ndihmon në ndërtimin e besueshmërisë dhe kujtimeve të biznesit tuaj ku konsumatorët tuaj do të jenë promovuesit më jetëgjatë të tyre.
3. Ndërmerrni risqe
Edhe pse McDonald’s praktikon konsistencën, kompania nuk ka frikë të ndërmarrë risqe dhe të përmirësojë menunë e saj. Menuja origjinale përfshinte vetëm një hamburger, cheeseburger, patate të skuqura, dhe pije. Me kalimin e viteve, zinxhiri i fast-food ka shtuar artikuj për mëngjesin, Vaktin e Lumtur, McNugget, (dhe cdo gjë tjetër me ‘Mc’ përpara. A ju kujton kjo ‘í’ që shikojmë në cdo gjë në artikujt e shumëfishtë me ‘i’ përpara?) Filet-O-Fish, sallatëra dhe McRibs.
Ndërsa ka pasur dështime si McLobster dhe McPizza, pa i marrë këto risqe, McDonald’s mbase nuk do të ishte shndërruar në gjigandin botëror që ne njohim sot.
4. Adaptimi mje shijet në ndryshim të konsumatorëve
Arsyeja se përse McDonald’s është i gatshëm të ndërmarrë risqe është, sepse kompania e kupton se sa jetësore është përshtatja ndaj nevojave dhe dëshirave të konsumatorëve. Për shembull, kompania hoqi dorë nga opsioni Super Size dhe filloi të ofronte opsione më të shëndetshme ndërsa më shumë njerëz janë bërë më të ndërgjegjshëm ndaj shëndetit. Përveç kësaj, kompania oforn gjithashtu artikuj rajonalë bazuar në preferencat lokale.
Gjithsesi, përshtatja më e madhe ndodhi gjatë 1975-ës. Një McDonald’s e pozicionuar pranë një baze ushtarake në Arizona ofroi shërbimin e parë “first-drive-thru” për t’u shërbyer ushtarëve të cilët nuk ishin të lejuar të dilnin nga automjeti i tyre.
5. Perfeksiononi artin e shitjeve të kryqëzuara
Shitjet e kryqëzuara është kur ju merrni produktin që do të blini dhe dhe bashkëpromovoni edhe produkte të tjera bashkë me të. Ju duket e dëgjuar? Duhet t’ju ngjajë. McDonald’s ka mbase shitjen më të famshme të të gjitha kohërave, “Me çfarë i doni patatet?”
Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të rritur shitjet, por sigurohuni që nuk po e mbingarkoni konsumatorin. Prisni që ata të porosisin në fillim, merrni më shumë informacion rreth shitjes dhe kuptoni se përse ajo i shton vlerë blerjes finale. Shembull tjetër efektiv i kësaj është karakteristika “Frequently Bought Together” (Blerë shpeshsherë së bashku) e Amazon.
6. Mësoni si të punoni me njerëz
Punonjësit te McDonald’s jo vetëm që duhet të punojnë me publikun, por dinë gjithashtu si të punojnë me kolegët. Ndërsa situatat e pëlqyeshme të punës dhe komunikimit bashkë janë të vlefshme në mënyrë thelbësore për çdo biznes, shumë punonjës të McDonald’s do t’ju informojnë që ky trajtim i kujdesshëm i njëri-tjetrit është shkaktari i suksesit të tyre.
Kongresmenia e Ohios Marcia Fudge zbuloi se në kohën e saj te McDonald’s iu dha mundësia të “maste shqetësimet e njerëzve, t’i drejtonte ata nëpërmjet procesit, të kërkonte ndjesë nëse diçka nuk shkonte siç duhet, dhe të ruante logjikën kur dikush reshtte së qënuri i arsyeshëm.”
McDonald’s gjithashtu u jep mundësinë liderave që të ndihmojnë pjesëtarët e skuadrës të kenë sukses. Ndërsa menaxheri Andreë Card i McDonald’s, shefi i stafit për Presidentin George Ë. Bush, ka thënë se “Detyra ime ishte të përcaktoja se si mund të ndihmoja që çdo fëmijë të kishte suskes.” Nëse një punonjës nuk ishte i lumtur ose i aftë në zgarë, menaxheri mund të shkonte në regjistrin e parave për të parë pikat e tyre të forta dhe preferencat.
7. Dalloni dhe rrisni talentin
A e dinit se 40% e drejtuesve të McDonald’s kanë filluar si punonjës të pjesshëm në McDonald’s? Kjo sepse kompania e di se si të dallojë talentin dhe të gjejë “talentet e humbura” të punonjësve. Më pas McDonald’s i shpërblen këta punonjës duke i lejuar ata që të ndërtojnë karrierën e tyre. Kjo jo vetëm që redukton normën e qarkullimit të punonjësve, por ndërton gjithashtu një kompani që është plot me punonjës të cilët e njohin biznesin e tyre nga jashtë dhe brenda dhe janë jashtëzakonisht besnikë. Dhe çfarë është më e rëndësishmja, gjithsesi, kjo krijon një kompani që është e angazhuar për një vizion të përbashkët.
8. Kuptoni rëndësinë e filantropisë
McDonald’s është gjithashtu e njohur për vepra ndaj komunitetit nëpërmjet Shtëpive të Bamirësisë Ronald McDonald, bursave studentore, mbledhjeve të fondeve dhe programeve të mentorshipit. McDonald’s, ashtu si shumë biznese të tjera filantropike, ka kuptuar se të dhurosh i sjell benefite biznesit. Duke ndarë të njëtat vlera me konsumatorët, bizneset mund të krijojnë përfaqësuesë besnikë të markës së tyre dhe të rrisin të ardhurat e tyre.
/Shkruar nga John Rampton, Publikuar nga Entrepreneur.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.