7 thënie motivuese për të nisur javën me entuziazëm - Business Magazine Albania

7 thënie motivuese për të nisur javën me entuziazëm

Fillimi i javës kërkon energji të reja. duke shpresuar se ju keni marrë energjinë e mjaftueshme gjatë fundjavës ju sjellim 7 thënie motivuese, të cilat është mirë t’i rikujtoni herë pas here.

  1. “Qëndrimi juaj për atë se kush jeni dhe çfarë keni është një gjë shumë e vogël që bën një ndryshim shumë të madh.” THEODORE RUZEVELT
  2. “Suksesi ose dështimi varet më shumë nga qëndrimi sesa nga kapaciteti.” WILLIAM JAMES
  3. “Jeta jonë është ajo që e bëjnë mendimet tona.” MARCUS AURELIUS
  4. “Ne nuk mund të zgjedhim gjërat që do të na ndodhin. Por ne mund të zgjedhim qëndrimin që do të mbajmë ndaj çdo gjëje që ndodh. Suksesi ose dështimi varet nga qëndrimi juaj.” ALFRED ARMAND MONTAPERT
  5. “Njeriu duhet të luajë gjithmonë me drejtësi edhe kur dikush ka letrat fituese.” OSCAR WILDE
  6. “Të mërzitesh për atë që nuk ke do të thotë të harxhosh atë që ke.” KEN KEYES JR.
  7. “Një atmosferë pozitive ushqen një qëndrim pozitiv, i cili kërkohet për të ndërmarrë veprime pozitive.” RICHARD M. DEVOS

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0