Ndërsa heqja dorë duket të jetë gjëja më e lehtë për t’u bërë, në fakt mund të jetë më e lehtë të vazhdosh rrugën drejt qëllimeve të tua nëse ndjek strategjitë e duhura. Shumë njerëz priren të heqin dorë sepse nuk kanë një drejtim ose një set strategjish mbi të cilat të orientojnë përqasjen e tyre ndaj sfidave që hasin në jetë.
Ndërsa mund të ketë një mori arsyesh pse një person heq dorë, në këtë artikull diskutohen shtatë taktika për t’ju ndihmuar të ecni përpara pa frikën, dhe shqetësimin e mospërmbushjes së qëllimeve tuaja. Duhet të mbani mend se qëllimet tuaja janë shumë të rëndësishme. Ishit ju ai që i menduat dhe donit t’i plotësoni ato. Kështu që, ju duhet t’i rezistoni dëshirës më të parë për t’i braktisur ato, dhe duhet ti rikujtoni vetes pse i menduat dhe i dëshiruat ato fillimisht.
1. Filloni me një plan
Planifikimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm kur jeni duke vendosur për të përmbushur një qëllim. Gjatë kësaj kohe, do të keni një ide të qartë se çfarë dëshironi dhe se çdo të bëni për të shkuar drejt përmbushjes së qëllimeve tuaja. Ndani objektivat tuaj në detyra dhe në hapa më të vegjël dhe të menaxhueshëm – kjo do t’ju ndihmojë gjithashtu të vlerësoni përparimin tuaj. Kur keni krijuar hapa të matshëm, është më e lehtë të shihni se sa larg ose sa afër jeni me ëndrrat tuaja.
Ndonjëherë, ne shqetësohemi dhe shpenzojmë kohë dhe energji për gjëra që na bëjnë të zemëruar ose të frustruar në vend të fokusimit dhe shpenzimit të energjive në mënyrë të drejtëpërdrejtë në zhvillimin e detyrës në dorë.
2. Mos konsideroni çdo gjë të vogël si penges ose arsye për tu shqetësuar
Ju duhet të kuptoni se nuk mund të shqetësoheni për çdo gjë negative që ndodh. Eshtë pjesë e vetë natyrës së jetës që të kemi të papritura ose ndodhi jashtë pritshmërive tona. Dijeni se keni gjithçka brenda jush që ju nevojitet për të përmirësuar jetën tuaj. Kur përqendroheni në atë që keni dhe jo në gjërat që nuk i keni, do të ndjeni mirënjohjeje dhe pozitivitet. Kur humbisni përqendrimin te qëllimi dhe filloni të shqetësoheni për gjërat e vogla, ky është momenti kur energjitë tuaja ju ftojnë të hiqni dorë. Pra kini parasysh të qëndroni të fokusuar në synimet tuaja dhe në gjërat që kanë vërtet rëndësi madhore për ju dhe objektivat tuaja që doni të arrini. Rruga drejt arritjes së qëllimeve tuaja është e gjatë, dhe ju duhet të mos i përqaseni me shqetësim dhe hipervigjilenc të papriturave dhe gjërave të vogla që ju shfaqen përgjatë rrugëtimit.
Lexo edhe:Talise, modeli i një sipërmarrje transformuese nga qendër wellness në Medical Center&Wellness
3. Rrethojeni veten me njerëz pozitivë
Të qenit pranë njerëzve pozitivë do t’ju ndihmojë të filloni aktivitetin tuaj si dhe t’ju nxis të vazhdoni në rrugën drejt suksesit. Pozitiviteti është ngjitës. Kjo do t’ju inkurajojë të vazhdoni përpara sidomos kur të ndiheni dyshues ose sikur doni të hiqni dorë. Njerëzit pozitivë mund t’i japin hov qëllimeve, planeve tuaja. Të kesh njerëz të tillë të mrekullueshëm jo vetëm që do t’ju inkurajojë, por gjithashtu do t’ju ndihmojë të shihni se njerëzit e tjerë besojnë te ju. Kjo do t’ju ndihmojë të kuptoni dhe ti rikujtoni vetes se sa i vlefshëm jeni në të vërtetë dhe sa potencial keni. Gjithashtu, njerëzit pozitivë në jetë inkurajojnë të tjerët në një shkallë të tillë që ata i plotësojnë qëllimet e tyre kryesisht sepse nuk duan të zhgënjejnë “personin pozitiv”. Njerëzit pozitivë ju mbajnë përgjegjës për gjërat që thoni se doni të bëni. Ata presin që potencialin dhe talentin që keni brenda jush të shpërfaqet në botë.
4. Njihni ndryshimin midis frymëzimit dhe motivimit
Motivimi është i përkohshëm, ndërsa frymëzimi është afatgjatë. Njerëzit mund t’ju motivojnë që të filloni përpjekjet tuaja për të përmbushur qëllimet. Kjo është e nevojshme për të ndihmuar një person që të paktën të fillojë. Shpesh, motivimi zgjat vetëm një periudhë të shkurtër. Ndaj duhet të ketë diçka të qëndrueshme për të zënë vendin e saj kur ajo mungon, ndaj nevojitet frymëzimi. Bëhet fjalë kryesisht për “kauzën” ose arsyen tuaj themelore pse dëshironi diçka dhe pse duhet të punoni për arritjen e saj pavarësisht kur ndiheni dyshues. Frymëzimi do t’ju japë “arsyen” pse po bëni atë që po bëni. Ai ju tregon se edhe pse mund të jetë e vështirë, ju e dini se mund t’ja dilni.
5. Kuptoni forcën dhe fuqinë tuaj në çdo situatë
Shumë herë, njerëzit kanë tendencë të heqin dorë sepse nuk e kuptojnë forcën dhe fuqinë e tyre. Forca juaj vjen nga brenda. Shfrytëzoni forcën tuaj në ato ditë kur keni dëshirë të hiqni dorë. Ju duhet të kujtoni se do të ketë kohë të vështira – por kjo nuk do të thotë që ju duhet të hiqni dorë. Të heqësh dorë nga qëllimet e tua ndonjëherë do të thotë që po heq dorë nga vetja, sepse ju po sabotoni planet dhe synimet që keni ndërmarrë për veten.
Ka njerëz në jetën tuaj që presin që ju të arrini suksesin – në mënyrë që ata të kuptojnë se mund të jenë po aq të suksesshëm! Kjo mund të tingëllojë si shumë përgjegjësi, por duhet të kujtojmë se është vetë ekzistenca jonë.
6. Merrni kohë për të rivlerësuar qëllimet tuaja
Mund të ketë raste kur mund të dëshironi t’i shikoni qëllimet tuaja nga një këndvështrim i ri. Ndihma e një mentori ose dikujt që ju vlerësoni mund t’ju ndihmojë. Ato mund t’ju ndihmojnë të shihni se çfarë duhet korrigjuar ose ndryshuar. Një këndvështrim i jashtëm, dhe ndryshe është gjithnjë i dobishëm kur e merrni atë nga njerëz që ju kuptojnë. Rivlerësimi i qëllimeve tuaja ju mban të fokusuar në detyrën që dëshironi të përfundoni. Gjithashtu ju ndihmon të kuptoni më së miri qëllimin tuaj. Kuptoni se sa jetik është qëllimi juaj, veçanërisht kur keni dëshirë të hiqni dorë.
Rivlerësimi do t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë atë që po bëni, si dhe PSE po e bëni atë.
7. Mësoni të jeni “të fokusuar në rezultate” dhe jo “të orientuar drejt procesit”
Shumë prej nesh janë trajnuar nga shkolla dhe organizata të ndryshme për të menduar për “procesin” e gjërave. Ndërsa është mirë të mendosh për këtë (në një ekuacion matematik, për shembull), ndonjëherë jeta është ndryshe. Nëse qëndrojmë vazhdimisht të shqetësuar për procesin, kur ai bëhet i vështirë, ne do të heqim dorë. Arsyeja për këtë është që fokusi më i madh seç duhet te procesi dhe jo te rezultati do të na pengojë të vazhdojmë. Ne duhet të kuptojmë se sa e rëndësishme është për ne të qëndrojmë të fokusuar në qëllimin përfundimtar. Kur njerëzit janë të fokusuar në rezultate, ata kanë një tendencë që të mos shqetësohen aq shumë për atë që njerëzit e tjerë po bëjnë ose çfarë sprovash mund të përballen. Ata e kuptojnë se objektivi themelor është të ruajnë fokusin në mënyrë që rezultati të jetë sukses!
Kur të ndihesh sikur dëshiron të heqësh dorë, kupto se ajo është rruga më e lehtë – por të vazhdosh do të përmirësojë jetën tënde dhe përfundimisht do ta transformoj atë. Ju mund të bëni çdo gjë që keni në mendje. Nuk ka asgjë të pamundur dhe të paarritshme nëse qëndroni të fokusuar dhe të vazhdueshëm në përpjekjet tuaja!
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.