Askush nuk zgjohet në mëngjes dhe thotë: ”Sot do të marr vendime të gabuara”. Të gjithë ne përpiqemi të shmangim thirrjet e padëshiruara dhe gabimet.
Ne e ftojmë vetë përtacinë, budallëkun dhe arrogancën. Madje tregohemi dhe aq të zgjuar duke mbajtur larg anët e shumta që mundojnë trurin e njeriut. Përsëri ndodh që të gjithë të marrim vendime të gabuara ndonjëherë. Përse?
Mund të ketë shumë përgjigjie për këtë pyetje aq sa dobësitë e shumta njerëzore, por sipas një studimi, disa vendime të gabuara shfaqen më shumë se të tjerat. Në blogun e firmës së tij, kohët e fundit, Morgan Housel përshkroi disa nga mënyrat më të zakonshme që ai sheh tek njerëzit e zgjuar dhe në të shkuarën keq të mendimeve të tyre, të cilat vijnë si pasojë e lakmisë dhe frikës së dështimit.
Më poshtë përshkruhen disa nga shkaqet, të cilat sjellin marrjen e vendimeve të gabuara nga njerëzit, por jo vetëm.
1.Fisi
Një vështrim i shpejtë i politikës së polarizuar të Amerikës duhet të konfirmojë që njerëzit shpesh marrin vendime të gabuara për shkak të ngarkesës emocionale që marrin nga përkatësia e një fisi të veçantë. Por problemi nuk është i kufizuar vetëm në politikë.
“Fiset janë kudo, vendet, shtete, partitë, kompanitë, industritë, stilet e investimeve, filozofitë ekonomike, fetë, familjet, shkollat, drejtimet, kredencialet,”-thekson Housel.
Ne e duam ndjenjën e identitetit dhe mbështetjen që marrin kur i përkasim një fisi, por Housel paralajmëron se “fiset kanë rregullat, besimet, dhe idetë e tyre. Disa prej tyre janë të tmerrshme.” Anëtarët e fisit më pas shkojnë me gjithë këto idiotësi për të shmangur kërcënimin e identitetit të tyre.
Lexo: Si të merrni vendime të zgjuara gjatë një periudhe kaosi?
2.Stimujt e gabuar
Ne mendojmë se morali ynë është i brendshëm, se do t’u përmbahemi parimeve tona pa marrë parasysh rrethanat e jashtme. Një varkë studimesh tregon se nuk është e vërtetë.
“Nxitjet mund t’i tundojnë njerëzit e mirë të shtyjnë kufijtë më larg sesa e kanë imagjinuar ndonjëherë,”shkruan Housel. Është e vështirë të dihet se çfarë vendimi do të marrësh derisa dikush të paraqet një shpërblim përballë fytyrës tënde, dhe duke nënvlerësuar sesa të mëdhenj bëhen kufijtë kur rritja e shpërblimeve është një shkak i vendimeve të gabuara.”
3.Përzierja e gabimeve të vogla
Të gjithë jemi në gatishmëri për gabime katastrofike, por kjo do të thotë që ne jemi më pak vigjilent kur vjen puna tek gabimet e vogla.” Nuk është e vështirë të shohësh se si me pak nxitje gjendesh në një kulturë pune të helmuar plotësisht. Ose se si pak gabime të vogla, të cilave nuk duken të këqija, vetvetiu të prishin reputacionin,” tregon Housel.
4.Nënvlerësimi i përshtatjes
“Historia nuk përsëritet, por rimon”. Cilado qoftë origjina e thënies, është e njohur sepse kap një të vërtetë të dobishme. Ndërsa natyra njerëzore është konstante, duke bërë që situata dhe konflikte të ngjashme të shfaqen përsëri dhe përsëri, mënyra se si ato konflikte luhen çdo herë është e ndryshme. Kjo sepse njerëzit mësojnë dhe përshtaten. Housel mendon se shumë prej nesh nuk i kushtojnë vëmendje të mjaftueshme sa duhet këtij procesi.
“Gjërat ndryshojnë. Njerëzit përshtaten dhe gjejnë mënyra më të mira. E njëjta gjë në drejtimin tjetër: asgjë shumë e mirë nuk qëndron ashtu për shumë kohë, sepse krijon vetëkënaqësi dhe tërheq vëmendjen e konkurrentëve”,u kujton ai lexuesve.
Lexo:Cilin personalitet ke si udhëheqës
5.Lënia e njerëzve me vlera të ndryshme të ndikojnë tek ju
“Marrja e sugjerimeve dhe këshillave tuaja nga njerëz me qëllime, aftësi dhe dëshira të ndryshme nga ju është një rrugë e thjeshtë drejt mjerimit,” paralajmëron Housel. Para se të imitoni ose të keni zili dikë, merrni parasysh nëse ai person po luan të njëjtën lojë në jetën e tij.
6.Injorimi i të panjohurave
Kur lufta në Irak u kthye në katastrofë, Sekretari i Mbrojtjes Donald Rumsfeld fajësoi dështimin e qeverisë “e panjohura e të panjohurave”. Housel tregon se gjatë luftës në Vietnam, Sekretari i Mbrojtjes Robert McNamara u mashtrua në mënyrë të ngjashme nga e panjohura dhe mungesa e tij e përulësisë në njohjen e mundësisë që ato ekzistonin. Kjo nuk vlen vetëm për gjeneralët dhe anëtarët e kabinetit. Vlen edhe për ne të tjerët gjithashtu.
7.Kopjimi jokritik
Tim Cook ngrihet në 4 të mëngjesit çdo ditë. Ju dëshironi të jeni një udhëheqës biznesi i klasit botëror, kështu që duhet të ngriheni çdo ditë edhe në të gdhirë, apo jo? Jo në të vërtetë, thotë Housel. Ndërsa ju supozoni se rutina e mëngjesit e Cook është çelësi i suksesit të tij, ngritja e hershme e tij mund të ketë pak lidhje me ngritjen e tij në radhët e korporatave.”Edhe nëse u kërkoni njerëzve një hartë rrugore, ata mund t’ju çojnë në një rrugë tjetër nga ajo që morën vetë,” shkruan ai. “Kjo është veçanërisht e vërtetë sepse njerëzve u pëlqejnë histori të mira, të pastra, të lehta për shkakun dhe pasojën, që do të thotë se historia që merrni mund të jetë krejtësisht e ndryshme nga grupi kompleks i rrethanave që shkaktuan një rezultat që po përpiqeni të kopjoni ose shmangni.”
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.