“Të fillosh dhe të zhvillosh një biznes kërkon shumë energji. Kërkon që të mbartësh shumë risk”, thotë Rani Langer-Croager, bashkëthemeluese e Uptima Business Bootcamp, për Business Insider.
Nuk është turp nëse jeni më të lumtur si punonjës, pasi disa njerëz nuk kanë mendësi sipërmarrje.
Lexoni: Gabimet më të zakonshme që bizneset bëjnë në negociata
BusinessMag në këtë artikull ju sjell disa nga shenjat që tregojnë se ju nuk jeni gati për të filluar biznesin tuaj dhe që mund të dëshironi të mbani punën tuaj, të paktën për tani.
Ju nuk ndërmerrni rreziqe
Po ju tregojmë realitetin e ashpër të fillimit të një biznesi: rreth 70% e bizneseve të reja nuk janë më në qarkullim, sipas Fundera, pasi kanë frikë të marrin rreziqe.
Edhe në qoftë se produkti apo shërbimi juaj është fantastik, ka shumë pengesa që mund të hasni rrugës. Është e rëndësishme që çdo sipërmarrës të krijojë mundësi që biznesi i tij të kthejë fitime dhe të paguajë të paktën pagën e themeluesit të saj.
Ju keni një “mendësi të kufizuar”
“Njerëzit që kanë mendësi të kufizuar mendojnë se nuk ka mundësi apo burime të mjaftueshme për ta”, tha Langer-Croager. Kjo mund të rezultojë në një ndjenjë dëshpërimi që mund t’ju çojë në ndjekjen e rrugëve që dëmtojnë biznesin tuaj, në vend që të kërkoni për mundësi më të mira. Kjo shpeshherë është një pengesë edhe për pronarët e biznesit që kanë hasur kohë të këqija vazhdimisht.
Ju doni të keni fitime të shpejta
Hulumtimet raportojnë se vetëm 40% e startup-ve në të vërtetë krijojnë një fitim dhe 82% e dështimeve të biznesit të vogël lidhen me problemet e rrjedhjes së parasë. Mund të duhen vite që biznesi juaj të bëhet mjaftueshëm fitimprurës për të siguruar të paktën një pagë. Nëse jeni duke u përpjekur për të bërë shpejt para, ju do të vini biznesin tuaj në presion, gjë që nuk do të lejojë të rriteni.
Lexoni: Po nisni një biznes? 5 pyetje mund t’ju vijnë në ndihmë në fillim
Nuk i kuptoni shifrat e biznesit tuaj
Është e rëndësishme që një sipërmarrës të kuptojë financat e biznesit të tij. Nëse nuk mbani raporte për financat tuaja, mund të humbisni të dhëna të rëndësishme që duhet të përshtatni në planin tuaj të biznesit.
Kur nuk e bëni këtë, kjo mund të çojë në marrjen e vendimeve emocionale në krahasim me vendimet e mirëinformuara. Kjo mund të sjellë fatkeqësi për startup-in tuaj.
Ju nuk keni një plan biznesi
Hulumtimet nga Studimi i Universitetit të Miçigan mbi Dinamikën e Sipërmarrjes II mbështet argumentin se një plan i mirë biznesi do të rrisë shanset që startup-i juaj të qëndrojë gjallë.
“Unë ju inkurajoj, nëse jeni duke filluar një biznes, që të testoni tregun dhe pastaj të krijoni një plan,” tha Langer-Croager. “Edhe nëse e keni filluar tashmë biznesin tuaj, nuk është tepër vonë për të krijuar një plan që do t’ju japë një udhërrëfyes për mënyrën se si t’i arrini qëllimet tuaja dhe të qëndroni me misionin tuaj”.
Ju nuk keni testuar tregun për idenë tuaj të biznesit
Një sondazh nga CB Insights zbuloi se arsyeja kryesore për mbylljen e startup-ve ishte një produkt që nuk kishte treg.
“Ju mund të shpenzoni shumë kohë dhe përpjekje dhe të krijoni diçka që nuk do të përqafohet nga tregu”, tha Langer-Croager, prandaj sigurohuni që të keni bërë hulumtimin tuaj të tregut përpara se të angazhoheni për idenë e biznesit.
Ju nuk jeni të gatshëm të dilni dhe të marketoni idenë tuaj
Nëse njihni persona që drejtojnë biznesin e tyre, ndoshta i keni dëgjuar që të ankohen për marketingun – një nga detyrat më të preferuara të pronarëve të bizneseve.
Ju nuk mund ta tejkaloni frikën për t’u bërë avokatë të biznesit tuaj, sipërmarrja ndoshta nuk është pika juaj e fortë.
Lexoni: Si të mbroni dëmtimin e biznesit tuaj nga partneriteti
burimi: BusinessInsider
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.