Si të mbroni dëmtimin e biznesit tuaj nga partneriteti
Përditësuar së fundmi: 15/03/2019

Si të mbroni dëmtimin e biznesit tuaj nga partneriteti

Share
nga Ornela Trupja
Mar 15, 2019

Zhvillimi i biznesit, veçanërisht nëse jeni një sipërmarrës i ri, mund të jetë i frikshëm.  Kjo pasi duhen bërë shumë gjëra dhe gjithashtu mund të bëhen shumë gabime. Ndaj në mendjen tuaj lind nevoja për të patur një partner, për të ndarë vendimarrjet dhe për të shmangur rrezikun. Njihuni me 5 mësime, të cilat mund t’ua bëjnë më të lehtë zgjedhjen e një partneri biznesi.

Kur përfshiheni emocionalisht parashikimet dalin jashtë kontrollit

Kur ndodh diçka në jetën personale, është e vështirë të mbani emocionet, sidomos kur lidhet me diçka që e keni shumë pasion, siç është biznesi. Kjo ndikon më së shumti kur ka një ndryshim vizionesh. Vizioni i kujt është më i vlefshëm? Nga cili drejtim po shkon? Mund të jetë e vështirë të përballësh dy pikëpamje të ndryshme pa emocione.

Lexo: 5 mësime partneriteti nga të cilat mund të mësoni dhe ju

Jini të qartë në vizionin tuaj

Fillimisht të duket sikur je në një mendje me partnerin tënd, por gjërat që nuk i ka komunikuar mund të dalin më vonë. Nëse po planifikoni të nisni një biznes keni nevojë për fazën e planifikimit. Merrni kohën tuaj, flisni për të gjitha çfarë ka nevojë biznesi. Dëgjoni edhe partnerin tuaj, pasi duhet të jeni 100% në përputhje para se të regjistroni kompaninë dhe të shpenzoni paratë tuaja.

Mos lejoni që një person të ketë kontroll të plotë mbi ju

Partneriteti në biznes duhet të bazohet fillimisht në atë që keni besim dhe duhet të keni besim. Nëse gjërat nuk shkojnë siç duhet, besimi ka filluar të bjerë, madje po shkatërrohet. Nëse partneri juaj fillon të marrë kontrollin për të gjitha, duhet të bëni kujdes. Si rrjedhojë e kësaj do t’ju lindë nevoja për të krijuar një biznes të ri. Nëse ju të dy do të keni fusha të ndryshme të përgjegjësisë në biznes, ka nevojë për qasje të plotë në të gjitha llogaritë dhe mjetet. Të dy partnerët kanë nevojë për qasje administrative në të gjitha platformat.

Miqësia juaj ka gjasa të vuajë

Nëse vendosni që partneri juaj në biznes të jetë një mik apo një i afërm duhet të bëni shumë kujdes. Si pasojë e konflikteve në biznes, ju mund të humbisni një mik shumë të mirë, apo një të afërm. Mendohuni mirë para se të zgjidhni partnerin.

Të jesh i vetëm nuk është diçka e keqe

Të nisësh i vetëm një biznes nuk është një vendim i keq. Do të jeni një person i lirë që merrni vendime dhe bëni ç’të doni me kompaninë tuaj. Nuk duhet të frikësoheni. Edhe nëse nuk keni një partner biznesi, ju keni një sasi burimesh online për t’iu përgjigjur çdo pyetjeje që keni për drejtimin e biznesit tuaj. Ju mund të drejtoheni në Qendrën për Zhvillimin e Biznesit (QKB në Shqipëri). Nuk duhet të keni një partner biznesi për të lulëzuar. Ju vetëm duhet të keni besim të bëni gjënë e duhur.

Forbes