7 shenja që tregojnë se jeni një person shumë i zënë


“I zënë” ka qenë një përshkrim tipik i orarit. “I zënë” është zëvendësuar me “shumë i zënë”, “jashtëzakonisht shumë i zënë”. Është e vërtetë që të jesh produktiv shpesh do të thotë të jesh i zënë … por është e vërtetë vetëm deri në një pikë.

Siç me siguri e dini nga përvoja personale, ju mund të bëheni aq të zënë sa të arrini një pikë ku nuk mund të duroni më peshën e angazhimeve tuaja. Sapo të keni arritur këtë pikë, bëhet e qartë që keni më shumë seç duhet angazhime mbi veten tuaj.

Lexoni: Kur ju pyesin “si jeni”, mjaft me “i zënë”

Truku, sidoqoftë, është të njohësh shenjat e “shumë të zënë” para se të arrish në këtë pikë.

Për t’ju ndihmuar BusinessMag ju sjell 7 shenja që tregojnë se ju jeni shumë të zënë:

  1. Ju nuk e mbani mend herën e fundit që keni bërë një ditë pushim

Të bësh pushim nuk do të thotë se je jo produktiv. Pushimi është thelbësor për produktivitetin. Periudhat e zgjatura me aktivitet pa ndalim rezultojnë në lodhje dhe lodhja rezulton në punë me cilësi më të ulët.

Siç ka thënë edhe Sydney J. Harris, “Koha për t’u çlodhur është kur nuk keni kohë për të”.

  1. Njerëzit tuaj të afërt kanë ndaluar së kërkuari kohën tuaj

Pse? Ata thjesht e dinë që ju nuk keni kohë për ta. Të dashurit tuaj do të jenë këmbëngulës për një kohë të gjatë, por pasi të keni arritur pikën ku ata kanë ndaluar së këmbënguluri, ju keni arritur një nivel të rrezikshëm të kohës suaj të zënë.

  1. Ju hani ushqim ndërsa jeni duke bërë gjëra të tjera

Nëse vazhdimisht e gjeni veten duke përdorur kohën e të ushqyerit, udhëtimet me makinë, etj., si kohën për të hapur emailet, telefonatat ose caktimin e takimeve tuaja, është koha për të lehtësuar ngarkesën.

Është një gjë të përdorësh kohën në mënyrë efikase dhe absolutisht diçka tjetër kur nuk ke kohë për t’u ushqyer tamam.

  1. Ju jeni vazhdimisht më të lodhur kur ngriheni në mëngjes sesa kur shkoni në shtrat

Një nga shenjat më të sigurta të një programi të mbingarkuar është të ndjerit i lodhur në mëngjes. Ky është një tregues që nuk keni pushuar mirë gjatë natës dhe një shenjë që keni shumë gjëra në mendje.

Nëse keni kaq shumë për të bërë saqë nuk mund të pushoni edhe kur shtriheni në shtrat, ju jeni shumë të zënë.

  1. Ushtrimi më i mirë që ju bëni është kalimi nga një angazhim në tjetrin

Është vërtetuar se të ushtruarit promovon jetën e shëndetshme. Nëse nuk ju intereson kjo, OK, por nëse dëshironi të ushtroheni dhe thjesht nuk keni kohë për të, ju jeni shumë të zënë.

Nëse kaloni kohën duke vrapuar nga një takim në tjetrin është momenti të ngadalësoni dhe reflektoni.

Lexoni: Mjaft thatë “Jam shumë i zënë”!

  1. Ju i trembeni zgjimit në mëngjes

Nëse ditët tuaja janë kaq të mbushura sa keni frikë edhe t’i filloni ato, ju jeni shumë të zënë. Një ditë e re duhet të ketë të paktën një nivel sado të vogël freskimi dhe gëzimi. Filloni të mendoni se çfarë duhet të bëni për ta gjetur veten tuaj përsëri.

  1. “Të mbijetuarit” është gjendja juaj e vetme

Nëse nuk e mbani mend se si ndihesh të jesh në realizimin e gjërave përpara afatit, jeni shumë të zënë.

/Lifehack.org

Must watch
Business Mag Nr. #22 - Dhjetor 2019

Kemi ndjekur me vëmendje zhvillimet në ekonomi, e në veçanti ata që ne i quajmë gjeneratorët e kësaj ekonomie, sipërmarrësit privatë. Padyshim që sfidat janë të mëdha. Tregje të pa konsoliduara, konkurrencë e pandershme në shumë sektorë, pak mundësi për financim dhe investime në projekte të reja, Por ne kemi vërejtur gjithashtu një dinamikë e dëshirë të madhe për të ecur përpara.

Në Numrin 22 të Revistës së Businessmag, ju do të gjeni sipërmarrës të dhjetëvjeçarit të fundit, të cilët po shënojnë historinë e tyre të suksesit pa u ndier. Aktivë, energjikë, vizionarë dhe shumë të thjeshtë, ata mund të jenë një model shumë i mirë për t’u ndjekur. I tillë është Urani. Pasioni për perfeksionizëm e siguri nuk ia ul ritmin marramendës të ngritjes dhe zhvillimit të një biznesi. Ai sot ka ngritur një rrjet biznesesh të tija dhe administron edhe sipërmarrje të tjera.

Në brendësi të revistës do të gjeni edhe sipërmarrës të tjerë, nga Shqipëria dhe Kosova.

Ky numër u është dedikuar personazheve të suksesshshëm dhe zhvillimit të aftësive në shërbim të tregut. Ndaj i kemi dedkuar një paketë speciale artikujsh kapitalit njerëzor, rëndësisë së tij, sfidave dhe projekteve të vitit të arshshëm, të prezantuara në Shkollën Verore organizuar nga projekti zviceran “Aftësi për Punë”.

Mes personazheve ju sjellim Brizida Delvina, administratore e një hoteli në Tiranë, Ajo ka zhvilluar një karrierë ideale në fushën e hoteleri-turizmit. Edhe pse Brizida pëlqen të rrijë larg vëmendjes, ajo është një model frymëzues dhe një mentore e mundshme, tashmë edhe për ju që do …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale