7 sekretet prapa punonjësve të lumtur - Business Magazine Albania

7 sekretet prapa punonjësve të lumtur


Çfarë merrni kur kombinoni një stil udhëheqës sipërmarrës, një vizion kompanie që fokusohet tek pasioni dhe pozitiviteti me një grup të motivuar punonjësish që bashkëpunojnë në mënyrë kreative? Sukses. Por ky kombinim nuk ëshë gjithmonë i lehtë. Ndërsa, ju, si kapiten, mund të kontrolloni sjelljen dhe veprimet tuaja, mënyra se si punonjësit përfshihen ne kompani është një histori tjetër. Ja 7 sekretet për të mbajtur një ambjent argëtues dhe informal që ka si qëllim punonjës të lumtur dhe një ekip të suksesshëm.

1. Pasioni

Pasioni është zemra e çdo zyre produktive. Pyesni çdo drejtues të suksesshëm kompanie dhe gjëja e parë që do të dëgjoni është pasioni për atë që bëjnë. është pasioni që i shtyn ato dita ditës. Për një kompani, pasioni është i rëndësishëm sepse të shoqëron nga një projekt në tjetrin. Edhe për punonjësit, pasioni është ai që i entuziazmon për të vazhduar punën. Pasioni duhet të përshkojë gjithsecilin në ekip që nga udhëheqja e ekipit deri tek çdo punonjës.

2. Pozitiviteti

Për të marrë të gjitha përfitimet e një stafi të lumtur, kompanitë duhet ti mbajnë gjërat pozitivisht ndërsa argëtimi duhet të mbizotërojë në punë. Jo të gjithë do të jenë të lumtur çdo ditë por a e keni dëgjuar shprehjen e vjetër “bëni sikur deri sa tja arrini me të vërtetë?” Kjo është taman ajo që aplikohet për një qëndrim pozitiv. Sapo ju dhe punonjësit tuaj e bëjnë zakon të tyrin ta kthjejnë çdo ditë në pozitive, do të filloni ta vini re se si gjërat e vogla nuk do ta ulin tempin e punës së ekipit; përkundrazi shpirti i skuadrës do të rritet.

3. Komente

Lëvdoji punonjësit rregullisht kur gëjrat bëhen me korrektësi. Kur nuk realizohen si duhet, kritikoni në mënyrë konstruktive dhe pozitive. Duke ja bërë të qartë punonjësve të tu çfarë nuk është bërë mirë dhe çfarë është bërë mirë, i ndihmon ata të fitojnë besim në atë që po bëjnë. Besim do të thotë punonjës të lumtur.

4. Stimuj

Stimujt e vegjël kontribuojnë shumë në mbajtjen e moralit lartë në kompani. Përpiquni ta surprizoni stafin tuaj duke sjellë një mëngjes për ta apo duke i marrë në një drekë të paplanifikuar. Apo duke krijuar një mundësi të tillë që gjysma e stafit të largohet një orë më herët nga puna një ditë të premte.

5. Bashkëpunimi

Krijoni një zyrë që stimulon takimet dhe kreativitetin. Tavolina, karrige, tabele për të shkruar e të tjera objekte që stimulojnë punën në ekip duhet të jenë në zyrën tuaj.  Vendosje ndryshe e  karrigeve dhe tavolinave stimulon takimet.

6. Sensi i zotërimit

Vendosni një përgjegjës për çdo projekt dhe ngarkoni atë me detyrat për ekipin. Për çdo projekt, duhet të emërohet një drejtues i ri ekipi, kështu secili të mund të ketë mundësinë të ulet në karrigen e drejtuesit. Një përqasje e tillë ka si qëllim të zhdukë vijat ndarëse midis drejtorit dhe punonjësit.

7. Objektivat

Kompanitë me qëllime të qarta lejojnë secilin nga punonjësit të lidhë atë që mund të bëjë me objektivat e kompanisë duke i dhënë atyre një sens realizimi dhe qëllimi. Të pasurit një drejtim dhe kuptim të qartë të asaj se çfarë duhet të përmbushet nga secili punonjës dhe si ekip, i vendos punonjësit në rrugën drejt suksesit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0