7 podcaste për biznesin dhe kreativitetin që duhet t'i dëgjoni me patjetër - Business Magazine Albania

7 podcaste për biznesin dhe kreativitetin që duhet t’i dëgjoni me patjetër


Keni nevojë për frymëzim? Këto 7 podcaste do t’ju ndihmojnë që krijimtaria juaj të lëvizë në drejtimin e duhur.

Podcastet janë bërë trendi i viteve të fundit. Në fakt, rreth gjysma e amerikanëve i dëgjojnë rregullisht, kështu që mendojmë se është koha e duhur që t’ju japim një listë të disa prej podcasteve më të mirë të biznesit, që duhet të dëgjoni për t’u frymëzuar.

Lexoni: 19 podcaste biznesi që vlejnë më shumë se një diplomë

Duke pasur parasysh këtë, më poshtë po ju sjellim 7 podcaste për biznesin, tek të cilat ju rekomandojmë të regjistroheni menjëherë.

  1. Grammar Girl 

Mignon Fogarty prezanton një nga podcast-et më të njohura të edukimit dhe është vendosur në këtë listë, sepse gramatika është puna e të gjithëve, pasi mënyra se si komunikoni bën të gjithë diferencën.

  1. Entreleadership 

Dave Ramsey është i njohur si autor dhe guru financiar, por ekipi i tij gjithashtu prezanton këtë podcast me intervista të nivelit të lartë me emra mjaft të mëdhenj në biznes dhe udhëheqje si Mark Cuban, Simon Sinek, Jim Collins, John Maxwell dhe Seth Godin. Ata mbulojnë parimet e udhëheqjes dhe sipërmarrjes që janë të zbatueshme në çdo fazë të biznesit tuaj.

  1. The Accidental Creative

Todd Henry prezanton këtë podcast në stilin e intervistave me një sërë udhëheqësish biznesi dhe krijues si Jason Fried dhe Neal Hoffman, si dhe ofrohet ndihmë praktike se si të jeni më produktivë në procesin krijues. Ndërsa podcastet vazhdojnë, episodet janë relativisht të shkurtra dhe në këtë mënyrë bëhen super të thjeshta për t’u praktikuar.

  1. Pivot

Kara Swisher dhe profesori i NYU Scott Galloway në thelb mbulojnë lajmet e teknologjisë, biznesit dhe politikave çdo të Premte dhe i ndihmojnë dëgjuesit të kuptojnë se ku përshtatet gjithçka. Plus, ata i bëjnë podcastet argëtuese për temat që përcjellin.

  1. Marketing over Coffee

Siç e shihni titulli i podcast është vetë-përshkrues, një çift djemsh, John Wall dhe Christopher Penn, flasin për marketingun. Ky podcast është vërtetë i mirë, pasi ata mbulojnë shumë tendenca dhe ngjarje aktuale, gjë që e bën atë shumë praktik.

  1. The Talk Show me John Gruber

Ka pak njerëz që dinë çdo gjë që ndodh në industrinë e teknologjisë dhe John Gruber është një ndër ata përsona. Ai është krijuesi i Markdown markup language dhe autori i blogut shumë të popullarizuar të teknologjisë Daring Fireball. The Talk Show është një vështrim mjaft gjithëpërfshirës për gjërat që ai i sheh interesante dhe është një mënyrë e shkëlqyer për të qëndruar të lidhur me njerëzit dhe kompanitë që janë duke bërë lajme si në teknologji ashtu edhe në biznes.

Lexoni: Podcast, një mundësi e mirë për reklamim

  1. Creative Rising 

Një podcast relativisht i ri, ky është një nga vështrimet më autentike në ndërtimin dhe drejtimin e një biznesi kreativ. Moderatorja, Erin Youngren, është një fotografe, por transparenca e saj në lidhje me atë që vërtet duhet që të jesh i suksesshëm e bën këtë podcast një zgjedhje që duhet me patjetër për çdo sipërmarrës krijues.

burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0